Në galerinë e shumë roleve që ka aktruar, Ilire Vinca-Çelaj, personazhet janë nga më të ndryshmet, secili karakter i interpretuar ka të veçantën e vet e roli më i dashur për të është ai i Serafinës. Në skenë, interpretimi i Ilires reflekton emocion, përsosmëri, magji tek spektatorët më aktrimin maestral të saj.
Intervistoi: Meri Veseli
Ilirja është edhe profesoreshë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, studentët e saj të djeshëm, sot aktorë të njohur e kanë idol. Mbi të gjitha, Ilirja është një personalitet që reflekton magjinë e një ylli edhe jashtë skenës.
Jeta e një aktoreje…
Ilire Vinca: Si çdo profesion tjetër edhe aktrimi kur e punon me dashuri dhe përkushtim, mund t’ia dalësh. Ka angazhime, po varet se çfarë qëllimi i cakton vetes, deri ku don të arrish. Më e rëndësishmja është mjeshtëria e balancimit mes punës, jetës private, familjes. Fundi i fundit, art në vete është edhe mënyra se si e jeton jetën.
Dikush sakrifikon më shumë në aspektin familjar, privat për të arritur sukses më të madh, sepse vërtetë aktrimi është profesion që kërkon shumë angazhim, nuk ka orar të caktuar. Në këtë unë kam patur fatin që edhe bashkëshorti Liraku, të ketë profesionin e njëjtë. Kështu që nuk kam patur telashe në aranzhimin e punës. Kur njëri është i angazhuar me punë, tjetri është më shumë i angazhuar me familje. Pas kaq vite martesë e kemi përsosur balancimin mes jetës private dhe profesionale.
Kam pauzuar në profesion tre vjet kur kam lindur vajzën e parë dhe të dytë, më pak pauzë pas lindjes së vajzës së tretë. Tash e shoh se kam bërë punë të mirë që kam pauzuar, edhe pse atëherë nuk jam ndjerë ashtu, kam pyetur veten, a do t’i kthehem aktrimit, a mundem? Por nuk ka qenë pauzë pasive, kështu që në kthim ke më shumë elan, sepse në ndërkohë kam lexuar shumë, kam qenë në rrjedha, kam punuar në Fakultetin e Arteve.
Nuk është e tëra në skenë, duhet të punosh edhe jashtë skenës. Por, krejt kjo është luftë mes asaj që don, që duhesh, mundesh. Kombinimi i tyre është i suksesshëm. Mendoj se kam bërë zgjedhjet e duhura, jam e kënaqur me atë që kam punuar deri tash.
Gjithmonë e them, kam patur fat. Ka shumë njerëz punëtorë, të talentuar, që nuk kanë arritur të realizojnë vetveten.
Cili ishte motivi të pranosh rolin e Megit, në shfaqjen ‘Macja mbi çatinë e llamarintë’? Një rol sfidues, kontradiktor, në kuptimin se është shumë larg nga vetja jote, nga personaliteti yt?
Ilire Vinca: Pikërisht kjo që ke vërejtur, që ke perceptuar është ai magneti që më ka tërhequr, kjo është sfida që aktorin nuk e lë të qetë. Sa më larg vetes, është edhe e lehtë ta analizosh dhe ta luash personazhin.
Ëndrra e aktorit është transformimi dhe rolin e kam pranuar me shumë dëshirë, është nga rolet më të bukura që mundet me qenë për teatër. Të gjitha veprat e T.Uilliamsit, janë një botë komplekse, një botë emocionesh, aq sa është vështirë secili të mos e gjej veten në atë kompleksitetin e jetës së personazheve të Uilliamsit. Nuk di sa kam arritur të realizoj rolin, por jam munduar të luaj atë macen e vërtetë Megin. Secila prej aktoreve do ta luante ndryshe, bashkë me partnerin në shfaqje Shkumbin Istrefi, që është i shkëlqyeshëm, regjisorin F.Mehmeti dhe tërë ekipin kemi dhënë maksimumin.
Pas rolit në shfaqjen ‘Macja…’, ishe e angazhuar me rolin në një film artistik në Shqipëri, për çfarë bëhet fjalë, tema, ekipi, roli, regjisori, eksperienca jote nga ky projekt?
Ilire Vinca: Kam aktruar rolin e Dritës në filmin artistik të regjisorit amerikan Joshua Martson, me skenar të A.Murataj. Filmi është dramë familjare që temë ka gjakmarrjen, premiera të jepet së shpejti. I tërë ekipi është nga Londra, Italia, vetëm aktorët janë shqiptarë, Ç.Lajci, R.Abazi, V.Osmani, L.Jaha. Ishte një përvojë e rrallë për mua, kam patur shumë fat të luaj në filmin e një regjisori aq profesionist, me aq famë.
Filmi është një projekt shumë serioz, e tëra për mua ishte një eksperiencë fantastike.
Duke zbërthyer karakterin e një personazhi, një pjesë e personalitetit duhet lënë në fshehtësi, pa e shprehur, siç ndodh rëndom në jetë. A varet nga eksperienca e aktorit apo talenti që të arrihet ky profesionalizëm?
Ilire Vinca: Kur regjisori punon shfaqjen varet çka kërkon nga personazhi, të jetë më i hapur, më i mbyllur, apo të zbulohet deri në fund. Mandej mbetet e aktorit, varet nga mjeshtëria e tij si do të zbuloj dhe në ç’mënyrë do të luaj atë personazh. Të zbuloj shumë apo pak. Varet dhe nga stili, zhanri, tema e shfaqjes. Është punë koncepti.
A mbetesh peng i rolit që aktron edhe pas premierës, apo vetëm kur je në procesin e krijimit të personazhit? Mishërohesh deri aty me rolin sa në realitet të bësh ndonjë gjest të personazhit që do të aktrosh?
Ilire Vinca: Është e pamundur të mos jesh peng, sidomos gjatë përgatitjes së rolit, shumë shpesh edhe në shtëpi ushtroj. Bëj diçka dhe ndalem e analizoj veten, si e bëra dhe mundohem të bëj si personazhi. Jo gjithë kohës, por nganjëherë ndodh të shprehem si personazhi. Ndonjëherë roli të merr me vete dhe shpesh e sheh veten duke reaguar si personazhi që do të aktroj, sidomos në procesin e krijimit të rolit, analizoj shumë. Por edhe mbas shfaqjes një kohë mbetet një reagim, ka raste kur edhe jashtë skenës reagoj si personazhi që kam luajtur. Është e pamundur të shkëputesh menjëherë nga roli.
A mundet regjisori të shndërroj aktorin në mbret të skenës?
Ilire Vinca: Po, mendoj që po. Fatkeqësisht nuk varet vetëm nga aktori, por është edhe punë ekipore aktor, regjisor, skenar. Duke marr parasysh që edhe aktori është i mirë, se po të jetë aktor i dobët, regjisori nuk mund ta shndërroj në mbret. Në film po, edhe po të jetë aktor i dobët, por në teatër jo. Sepse teatri është një arenë më e vështirë se filmi. Regjisori në teatër të tregon rrugën, kur del në skenë po nuk je aktor i mirë, është e kot, nuk mund të jesh mbret. Duhet me të vërtetë të jesh i talentuar që të jesh mbret, por është edhe e kundërta, nëse aktori është i mirë dhe regjisori i keq, atëherë prapë nuk mund të jesh mbret. Janë të lidhura.
Në film, edhe pa qenë shumë i talentuar mundet regjisori me ndihmën e efekteve teknike, montazhit, të bëj një aktor mbret. Në teatër nuk mundet.
Veprat e Shekspirit pasqyrojnë drejtpërdrejtshmëri të jashtëzakonshme dhe njëkohësisht nga shumë kënde natyrën njerëzore. A është ky shkaku që veprat e tij janë gjithmonë aktuale në teatër?
Ilire Vinca: Shekspiri është mbret i botës si dramaturg. ka arritur të ketë në veprat e tij jetën, emocionin, poezinë dhe gjithçka ka arti në vetvete, krejt çka përmban arti, ai i ka bërë në një ide të mrekullueshme.
Kur lexoj Shekspirin, kam një ndjenjë që po shoh teatrin, po dëgjoj muzikë. Vërtetë mënyra se si ka shkruar me aq finesë, ka përshkruar emocionet njerëzore me aq poezi, është e pavdekshme. Mendoj se është një trashëgimi shumë e pasur e gjithë botës, jo vetëm e teatrit.
Sa është e rëndësishme kritika për avancimin e artit dramatik? A kemi kritikë arti për teatër?
Ilire Vinca: Shumë pyetje e qëlluar. Duhet të diskutohet dhe shumë seriozisht të merret shoqëria me këtë temë. Në një vend duhet të ekzistoj kritika e fortë, është detyrë e institucioneve nëse duan të krijojnë vlera. Ne nuk kemi kritikë arti, kemi përshkrues, po tamam kritikë nuk kemi. Ata që kemi, janë të mirë, por kritikë profesionist teatri nuk janë.
Mendimi kritik është në të gjitha vendet ku bëhet art tamam, kritika është e mirëseardhur, kritika do të thotë shumë për punën që ti bënë. Është thjesht të thuhet mua po më pëlqen puna, atij po i pëlqen, shumë mirë, kemi bërë punën më të mirë në botë, por ndryshe është kur e jep mendimin e tij një kritik. Kur kemi dhënë shfaqjen ‘Doruntina’ në Nju Jork, të nesërmen në gazeta kritikët kanë vlerësuar çfarë është pëlqyer dhe çka jo, pse është pëlqyer dhe pse jo. Dhe përmes kritikës ti e kupton çfarë ke bërë, sidomos kritika negative ndihmon. Kritika është e nevojshme në art, jo vetëm në aktrim, do të kishte ndihmuar shumë.
Je profesoreshë në Fakultetin e Arteve, mësimdhënia është profesion fisnik aq sa edhe sfidues, si ndihesh kur studentët e djeshëm, aktorë të suksesshëm tani të kanë idol dhe të janë mirënjohës për gjithë punë që ke bërë?
Ilire Vinca: Kjo është kënaqësi e madhe për mua, gëzohem shumë. Të mësosh dikë nuk është e lehtë, kur e din se me atë profesion do të merren tërë jetën, me të vërtetë është vështirë. Vazhdimisht lexoj literaturë, mos ka diçka të re, mos kjo është më e mirë. Mundohem që krahas mësimeve t’i përgatis për jetën. Deri tani kam patur gjenerata që me të vërtetë e kanë dëshmuar veten. Fakti se janë të lidhur me mua, janë kujtimet, nostalgjia, jam munduar të jem e afërt me ta, por janë të mirë edhe vet. Mësimdhënësi është një lloj udhërrëfyesi, zbulon talentin e tyre, i mëson si ta përdorin më mjeshtëri dhe profesionalizëm atë talent, jep një edukatë të artit në përgjithësi. Edhe në Akademi kam pas fat, kam patur studentë të mirë gjithmonë, kështu që një pjesë e meritës iu takon atyre.
Rolet që preferon…
Ilire Vinca: Mundohem të mos zgjedh role që mua më përshtaten apo që unë i preferoj, sepse më pëlqen sfida, siç ishte roli i Margaretës tek ‘Macja’, preferoj të kem role të llojllojshme.
Roli që ëndërron…
Ilire Vinca: Nuk mund të them këtë rol. Role të spikatura, të famshme, kur mendoj më mirë, ndoshta një rol të gruas që ka vuajtur gjatë luftës. Do të dëshiroja të loz rolin e ndonjë viktime të luftës.
Aktorët e preferuar…
Ilire Vinca: Meril Strip dhe shumë nga aktorët e Hollivudit që kanë marr çmime për rolet e tyre. Al Paçino dhe ikonat e filmit, nuk di kush nuk i pëlqen për aktrimin fenomenal.
Filmi i të gjithë kohërave…
Ilire Vinca: ‘Godfather’, mund ta shoh çdo herë nga e para. Gjithmonë më duket se shoh diçka që nuk e kam parë më parë. Film që gjithmonë mund të shohësh diçka të re kur e shikon.
Një tung për lexuesit…
Ilire Vinca: Natyrisht një Tungjatjeta të gjithë lexuesve, të gjithë atyre që na ndjekin në teatër. Mua më krijon kënaqësi të veçantë kur takoj njerëz të dashur që respektojnë punën që bëjmë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë