LAJMI I FUNDIT:

Tuna: Nuk jam e lidhur më me Mertin

Tuna: Nuk jam e lidhur më me Mertin

Në një intervistë për gazetën "Panorama", këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, ka rrëfyer arsyet e ndarjes me Merti Asllanin, vëllanë e Bertan Asllanit, duke pohuar se ajo kurrë nuk ka qenë e fejuar me të.

Tuna me çfarë po merreni aktualisht në krijimtarinë tuaj muzikore?

Për momentin po punoj me disa projekte muzikore të cilat dua te mbeten sekret për publikun.


Jeta juaj në Selanik, ndërsa vazhdoni studimet atje cila është?

Jetë e rëndomtë studentore, më shumë shoping. Një vajzë rebele dikur në skenë, tani e maturuar e natyrisht me më shumë klas.

Ku mendoni se ju çon ky imazh i ri?

Vitet bëjnë të vetën. Nuk do të thotë që nuk jam më rebele nëse vesh diçka më serioze…Rebelizmin thjesht e kam në gjak

Jeni shprehur për një bashkëpunim tjetër me këngëtar shqiptar, pas duetit me Jonida Maliqin. Por që këtë herë do të ishte këngëtar mashkull. Është konkretizuar diçka?

Po. Së shpejti fansat e mi do të kenë mundësinë të dëgjojnë një këngë të re në duet, për të cilën nuk dyshoj që do të behet hit.

Kur nxorët klipin “Bileta”, u përfol për një ngjashmëri me “Back to Black” të Amy Ëinehouse. Në ç’pikë do dëshironit t’i ngjasonit kësaj këngëtareje, dhe ku jo?

Kjo ishte shumë e rastësishme me që “Bileta” u incizua shumë më herët. Ndërsa sa do të doja t’i ngjasoja kësaj këngëtareje për momentin aspak!

Ju jeni e pranishme shpesh në jetën artistike shqiptare. Çfarë u bën të mos mungoni asnjëherë, dhe për ç’arsye nuk do të shkelnit më në Tiranë?
Nuk kam arsye pse mos të shkelja në Tiranë, kam shumë fansa dhe nuk ka diçka që do të më pengonte për momentin.

As ju nuk u keni shpëtuar thashethemeve për foto nudo në internet. Si do i komentonit?
Komentet nuk më lënë përshtypje aspak. Ajo që më intereson është suksesi si këngëtare, dhe deri tani ka qenë vërtet i madh. Nuk ka kënaqësi më e madhe se kjo.

Por këtë vit ju jeni përfolur në media më shumë për jetën tuaj private. Cila është e vërteta e ndarjes nga Merti Asllani?

Nuk jam e lidhur më me Mertin, dhe nuk kam pasur asnjëherë fejesë apo diçka e ngjashme.

Është e vërtetë që Merti ju ka tradhtuar?

Është shumë private kjo pyetje dhe është një temë që u përfol shumë nëpër mediat në Kosovë dhe Maqedoni.

Por nuk e mohoni?

Gjithçka ka qenë një shpifje e mediave kosovare dhe maqedonase.

Në trend

Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Magazina
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Kalo në kategori