Prej kohësh njihet si një vajzë çapkëne, që gjithmonë dëshiron të çojë deri në fund atë që merr përsipër duke pasur shumë ëndrra që pret t’i realizojë. Dëshira të mëdha që shpesh hasin në vështirësi por përsëri ajo nuk ndalet.
Kjo është Rozana Radi, e njohur nga të gjithë miqtë si Rozi e cila për “Bluetooth” ka treguar zhvillimet më të fundit rreth jetës së saj dhe ju sigurojmë se janë vërtet interesante.
Rruga që ka ndërmarrë për t’iu nënshtruar një operacioni plastik e ka bërë që të përballet me një tjetër sfidë, këtë herë edhe më të madhe. Një ndërthurje mes frikës dhe pasionit për të arritur diçka. Ndiqeni si vijon, rrëfimin e saj…
Kemi mësuar ‘bëmën’ më të fundit në lidhje me ty Rozi. Dëshira për të marrë pjesë në ‘Grande Fratello’ që zhvillohet në Itali ku i je nënshtruar dhe audicionit Si të lindi idea?
Në të vërtetë isha nisur për të parë në një klinikë sesi bëheshin operacionet plastike. Kam shumë dëshirë të bëj gjoksin dhe kjo jo për faktin se ndihem keq me gjoksin që kam por e kam shumë të vështirë të përdor reçipetat. Nuk i kam fare me qejf t’i përdor. Është shumë e domosdoshme për t’u dukur një dekolte e bukur dhe mendoj, pse t’i vesh reçipetat kur shumë mirë mund të bëj gjoksin.
Këtë e ke menduar prej kohësh?
Kam pasur gjithmonë qejf pasi në plazh nuk i përdor të sipërmett me fortesë, por aplikoj formën trekëndore të rroba-banjave. Normalisht një gjoks normal që kam unë nuk duket aq bukur sa mund të duket një gjoks i bërë me selikon.
Ke frikë nga operacionet plastike?
Kam tmerr frikë dhe nuk di si do bëj. E rëndësishme është të hyj në sallë. Po hyra në sallë, ia dola. Kam shkuar tre-katër herë deri tani por nuk jam futur dot në sallë, nuk më ka lënë frika. Dëshirën e kam shumë të madhe dhe besoj se do e realizoj. Po u futa në sallë, gjithçka mbaroi.
Dhe le t’i kthehemi si vendose të marrësh pjesë në audicionin e ‘Grande Fratellos’…?
Pra nga sa thashë më lart, teksa tentoja të realizoja këtë, rastësisht pashë reklamën e ‘Grande Fratellos’. Audicioni zhvillohej në Rimini ndërsa unë isha në Ancona. Në fakt kjo ka qenë gjithmonë një dëshirë e mamasë time që unë të merrja pjesë në një reality show. Meqenëse në Shqipëri nuk ka një të tillë për artistët, vendosa ta realizoj këtë në Itali dhe nuk di në do arrij. Vetëm nëse rri 24 orë me njerëzit mund t’i njohësh. Kam pasur gjithmonë qejf të njoh artistët apo personat publikë por këtë nuk mund ta bëj duke ndenjur një orë në ditë apo duke pirë një kafe. Gjithsesi audicioni ku mora pjesë unë nuk ishte për artistë por për njerëz të thjeshtë. Në ditën që shkova unë ishin rreth 100 veta. U ndjeva vërtet shumë mirë. Falë zotit më ndihmoi dhe gjuha italiane të cilën unë e flas mjaft mirë. Më shkoi shumë mirë. Por ka vetëm një problem. Unë nuk jam e pajisur me dokumente italiane dhe nuk di nëse kjo do të jetë një pengesë për mua. Nëse nuk më realizohet këtë vit, vitin tjetër patjetër që do ta bëj një gjë të tillë.
Çfarë përshtypjesh të la audicioni. Si procedohej?
Të gjithëve na dhanë të mbushnim nga një formular në të cilin duhet të shkruheshin të dhëna rreth vetes si për shembull vendi ku banon, puna e prindërve, ëndrrat etj. Kur panë skedën time të mbushur gjëja e parë që më thanë ishte: Ti je shumë famoze në qytetin tënd. Dhe unë menjëherë iu përgjigja: Kam ardhur nga një familje që e ka pasur emrin prej kohësh dhe nëse kam qenë talent në 90%, 10% e kam prej tyre. /Bluetooth/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?