LAJMI I FUNDIT:

Albani: Jam i egër në skenë, i qetë në jetën e përditshme

Albani: Jam i egër në skenë, i qetë në jetën e përditshme

Ai bën jetë të dyzuar, mes Tiranës dhe Prishtinës. E në 365 ditët e vitit, shumë orë dhe ditë i kalojnë udhëtim. Por kështu e ka menduar, për të mos braktisur asnjë nga dy pasionet e tij, muzikën dhe artin e dizajnit. E tashmë jo më një djalë beqar, që mund të bëjë një jetë të lirë bashkë me djemtë e tjerë të grupit që bëjnë muzikë alternative.

Si mund të përshkruani veten në punë?

Ditën normal, natën vampir (qesh)

Që do të thotë?


Ditën profesor në universitet, natën krijoj muzikë.

Muzikant apo dizajner?

Dizajni është profesioni im, muzika është pasion.

Çfarë ndodhi pas daljes suaj të parë në “Top Fest”? Si e keni menaxhuar veten më pas?
Mendoj se pas “TopFest-it” ne nuk e menaxhuam mirë veten. Ose më mirë le të themi, që nuk e morëm shumë seriozisht, pasi muzikën e bëjmë thjesht për kënaqësi.

Do merrni pjesë këtë vit në “Top Fest”?
Themi se po.

Vazhdon miqësia juaj me Bojken Lakon?

Po, jemi shumë miq

Me ardhjen tuaj në Tiranë, shumë vajza këtu interesoheshin t’u njihnin nga afër. Krijuat lidhje në atë kohë?
Jo, t’u them të vërtetën nuk pata ndonjë hapësirë për shumë lidhje, vetëm krijova shoqëri. Lidhja që krijova ishte ajo me Kleidën, me të cilën u martova.

Me çfarë këngë po punoni?

Tani jemi duke punuar për një këngë që titullohet “Vazhdon dhembja”, është një këngë kalibri kosovare e viteve ’80-të.

Shumë dhembje në këngët tuaja, pse?

Mendoj se është diçka që e provojnë të gjithë, dhe gjen veten kushdo.

Do të vazhdoni me këtë stil muzike, apo ndoshta plane për të eksperimentuar?

Po, kemi filluar të punojmë për krijime në muzikë elektronike me DJ.

Si ju duket muzika elektronike?

Më pëlqen. Është një mënyrë tjetër e shprehjes. Ka shumë liri, të lejon të shprehesh me shumë, dhe të eksperimentosh.

Ju si grup merrni pjesë në koncerte?

Jo shpesh. Pasi nuk bëjmë muzikë për para, e bëjmë për pasion. Një koncert i fundit, ku jemi pritur me shumë entuziazëm ka qenë në Puglia.

Mund të na thoni diçka për martesën, si po e jetoni?
(Qesh) Martesa është në farë obligimi, por ndihem mirë.

Sa mundësi ka që një artist i lakmuar nga vajzat, të mund të jetë besnik i bashkëshortes së tij?
Unë jam 100% besnik(qesh). Për këtë çështje nuk mund të flitet në mënyrë të prerë, por mund të them me sa di që gjithë njerëzit e suksesshëm në botë, kanë jetuar lidhje stabile në jetë.

Bëhet xheloze nusja juaj?

Xheloze, aq sa të gjitha femrat.

Si mund ta përshkruani veten?

I egër në skenë, i qetë në jetën e përditshme. /PanoramaPlus/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Magazina
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Kalo në kategori