Ju zbulojmë fotot ekskluzive të Zajminës në klipin e saj më të fundit “Një më pak e një më shumë”. Kënga ende nuk është shfaqur në kanalet muzikore televizive ndërkohë që fansat janë në pritje të shohin performancat e radhës të këngëtares si dhe materialin muzikor të saj. Në këtë intervistë Zajmina flet për angazhimet e saj më të fundit, projektin surprizë që pritet të sjellë në jetë për pak ditë si dhe për jetën e saj private.
Zajmina më në fund me një klip të ri. Sa kohë ke punuar për të dhe cilët janë bashkëpunëtorët?
Në fakt kënga e klipit ishte një projekt që nisi që në Korrik, por duke qenë se edhe unë edhe Flori Mumajesi, autori i këngës, ishim shumë të angazhuar me punë dhe koncerte, kënga u përfundua javën e fundit të Gushtit.
Bashkëpuntorët kanë qenë të shumtë sepse nuk doja që të ishte një klip si të tjerët por që të mbetet gjatë në mendjen e publikut. Së pari do të përmendja shtëpinë time diskografike dhe televizionin gjithashtu, SUPERSONIC të cilët më kanë mbështetur së tepërmi dy vitet e fundit. Më pas stafin maqedonas të regjisorit Alexander.
Një rol të rëndësishëm në këtë klip kanë luajtur parukierja ime Elona Balaj, e cila ndryshoi edhe look-un tim krejtësisht, si dhe koreografi Tan Brama që u kujdes për kërcimet e mia në klip. Do të doja të përmendja edhe mobilerinë ‘Albantic’ në Durrës, si dhe hotel ‘Continental’ në Vorë që më ofruan ambientet e tyre për realizimin e klipit. Shpresoj mos të kem harruar ndonjë… ah po, Felixin fotografin më të talentuar që ka realizuar fotot gjatë xhirimeve.
Në këngë flitet për tradhti, dhe ti ndihesh vërtet e tradhtuar. Cila është më në detaje fabula e saj?
Po është e vërtetë. Në këngë i dashuri im më ka lodhur shumë me gënjeshtrat dhe tradhtitë e tij derisa unë vendos të mos e fal më. I them që të mos mendoj se unë nuk e harroj dot apo se unë do të vuaj për të sepse për mua ai është thjesht një numër “Një më pak e një më shumë”, prandaj ky është edhe titulli i këngës.
Keni hasur në ndonjë vështirësi gjatë xhirimeve?
Në krahasim me klipin tim të fundit, ky klip nuk më lodhi dhe aq shumë, ndoshta edhe se çdo gjë ishte kuruar në detaj. Pa dyshim që vështirësi ka pasur dhe do të veçoja skenën e pishinës, sepse uji brenda saj ishte akull dhe fatkeqësisht ditën e xhirimeve në Tiranë u bë shumë ftohtë, ra dhe shi. Gjithashtu edhe skena e makinave u shty gjithë ditën prej shiut derisa mundëm të xhironim në orët e vona të natës kur ai pushoi. Megjithatë të gjitha këto ia vlejtën duke parë rezultatin.
Jeni shprehur që look-un e keni ndërruar enkas për klipin e ri. Si ju lindi idea?
Kisha kohë që doja t‘i largohesha biondes por ende nuk po gjeja rehat në një ngjyrë apo model tjetër. Mendoj që ky ndryshim i duhej edhe këtij klipi.
Cila do të jetë dëshira e rradhës për ndryshim?
Ngjyra e zezë është ajo që më pëlqen për momentin dhe besoj se do t’i mbaj për një kohë të gjatë kështu, ndërsa për modelin nuk premtoj dot asgjë sepse e di që do ta ndryshoj prapë pa diskutim, ndoshta jo shumë shpejt.
Duke lënë mënjanë klipin. Po vetë Zajmina është ndjerë ndonjëherë e tradhtuar?
Ashtu si pjesa më e madhe e femrave edhe unë jam ndier e tradhtuar. Janë periudha shumë të vështira në jetën e çdokujt, sidomos për ne vajzat që i përjetojmë më shumë historitë e dashurisë, megjithatë çdo gjë kalohet sepse koha shëron gjithçka.
Flasim pak për ty dhe kohën tënde të lirë jashtë angazhimeve të profesionit. Si e kalon atë?
Të them të drejtën kohë të lirë këtë periudhë nuk kam pasur fare dhe jam mjaftuar me një kafe të shpejtë pranë shtëpisë ose jam munduar t’i kem me vete mikeshat e mija nëpër aktivitete sepse nuk kam më kohë të rri me to.
Vazhdon ta frekuentosh jetën e natës?
Aspak. Sinqerisht që më ka marrë shumë malli për të dalat me shoqërinë, dhe të kërcyerit deri orët e para të mëngjesit por fatkeqësisht nuk kam mundur të bëj më asgjë nga këto. Do të sakrifikoj edhe pak këtë muaj dhe më pas mendoj që do të kem më shumë kohë të lirë.
Cila është gjendja shpirtërore e Zajminës për momentin. Singël apo e dashuruar?
Ju e dini që nuk do ju them gjë, pse pyesni? Kam kohë që kam vendosur të mos e ndaj më me mediat jetën time private. Ajo është vetëm e imja.
Cili është thashethemi më i fundit që kë dëgjuar për veten dhe si ke reaguar për të?
Kohët e fundit lexova një shkrim për fustanet e mia që ngjasonin apo unë i kisha imituar nga një kolege e imja.
Në përgjithësi nuk e vras mendjen sepse për mua kanë thënë gjëra shumë më të tmerrshme se kaq por çështjen e veshjes e kam pikë të dobët sepse unë po studioj për ‘fashion design’ dhe gjithmonë veshjet e mia unë i kam stiluar vetë dhe pjesa më e madhe e kolegeve të mia kanë realizuar të njëjtat modele madje ia kam qepur edhe unë, dhe kurrë nuk jam ankuar se më imiton njeri.
S’më intereson dhe secili ka imazhin e tij në skene, prandaj më lëndon fakti që shkruhen gjëra të tilla dhe i jepet një informacion totalisht i gabuar lexuesve.
Si reagojnë familjarët ndaj anëve pozitive dhe negative që ka profesioni yt?
Familja ime është ajo që më ka mbështetur plotësisht që në hapat e para dhe vazhdon ta bëjë një gjë të tillë. Tashmë nuk ia vlen më të përmenden anët pozitive apo negative sepse ata janë mësuar më gjithçka që sjell profesioni im. Unë i falënderoj nga zemra sidomos motrën time, Beliolën sepse falë kujdesit të saj është realizuar çdo projekt i imi.
Projekte të tjera të tuat?
Projekti më i afërt dhe që më bën më shumë entuziaste është hapja e Ateliese time në rrugën “Myslym Shyri” që do të bëhet në javët në vazhdim. Do të ketë fustane nusesh si dhe do të jetë një Atelie ku vajzat mund të vijnë të realizojnë veshjet e tyre për raste të ndryshme. Çdo gjë është pothuajse gati për ditën e inaugurimit. Padyshim që do t`ju ftoj edhe juve!!! /Bluetooth/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?