Kledi Kadiu nuk ka nevojë për prezantime. Në Itali ai është një idhull i gjithë adoleshenteve, por i njohur nga të gjitha moshat. Balerini shqiptar është i zoti në punë, për të cilin është një pasion para se të jetë një zanat.
"Kërcimi është një disiplinë”, ka thënë ai për "Stranieri in Italia". “Të ndihmon të përballosh vështirësitë dhe të formosh karakterin tënd. Është një mënyrë të menduari, të menduari ndryshe".
Pas shpatullave të Kledit është i njëjti formacion i Akademisë Kombëtare të Dancit në Shqipëri dhe eksperienca në Operën e Baletit në Tiranë. Në Itali ka katërmbëdhjetë vjet. Aty ka gjetur suksesin televiziv si balerin i parë në programet e ‘Mediasat’. Gjithashtu, nuk i kanë munguar eksperiencat në kinema. Me një fjalë, është një artist i kompletuar.
Ndihesh shqiptar, italian, apo në njëjtën masë në të dyja?
Kledi: Kam ende pasaportën shqiptare dhe ndihem para së gjithash shqiptar. Por pas kaq vjetësh të kaluara këtu, mjaft karakteristika të italianëve janë edhe të miat. Tashmë kam një mentalitet italian dhe në Itali ndihem si në shtëpinë time.
Ke mbërritur 15 vjet më parë dhe tashmë ke fituar një eksperiencë të madhe. Të vazhdoje profesionin tënd këtu ishte e thjeshtë, e menjëhershme apo jo?
Kledi: Tek ne shteti i jep një rëndësi të madhe atyre që u dedikohen sportit ose artit. Disa disiplina mund të kultivoheshin edhe më mirë. Në këmbim duhet të japësh maksimumin. Kur mbërrita këtu, vazhdova të kërceja dhe nuk pata vështirësi pikërisht për shkak të asaj të kaluare që kisha pas shpatullave të mia.
Përgatitja që kishe marrë në Shqipëri, përbën pra për ty diferencën. Ti ke avantazhe përballë kolegëve të tu italianë?
Kledi: Nuk mund ta mohoj që punën këtu e nisa i avancuar. Balerinë nuk kishte shumë dhe niveli shpesh linte për të dëshiruar. Unë isha më i zoti. Në studion e kërcimit kolegët e mi vinin një herë ose dy në javë, unë punoja gjithë kohës.
Sot, çfarë është Shqipëria dhe çfarë është Italia për ty?
Kledi: Shqipëria është atdheu im. Në Itali gjeta një stabilitet si në punë ashtu edhe në jetën private. Më vjen keq që tashmë ka ndryshuar sjellja ndaj të huajve. Më parë kishte më shumë komunikim, italianët ishin të interesuar të njihnin kultura të tjera, ishin kuriozë dhe të hapur. Tashëm menjëherë bëhet diferenca kur thua, "jam roman", "jam shqiptar’, që menjëherë krijon një klimë të ftohtë dhe italianët krijojnë distancë. Sigurisht që nuk më ndodh mua, por që haset shpesh.
Kur flitet për të huaj ose për shqiptarë në veçanti, çfarë efekti ka mbi ty?
Kledi: Çfarë duhet të bëj, qesh. Nga ana tjetër, çdo popull ka historinë e vet, identitetin e vet, ka pozitive dhe negative kudo. Nuk ka të njëjtat buzë çdo fytyrë. Një person nuk duhet gjykuar domosdoshmërish nga kombësia që ka. Në thelb duhet të ketë respekt.
E quan të pavend alarmin që është dhënë aktualisht në lidhje me sigurinë përballë mjaft emigrantëve?
Kledi: Është një situatë e përgjithshme, është krizë ekonomike. Megjithatë, duhet pranuar se italianët mendojnë: Ja, kjo ka ardhur nga emigrantët që na kanë vjedhur punën", etj. Këto arsyetime nuk duhet të jenë. Gjërat duhen përballur me civilitet, që mendoj se është një karakteristikë që i përket këtij vendi.
Klandestini është një i papërgjegjshëm, dhe i tillë duhet të konsiderohet kushdo që kërkon ndihmën e rrjetit të klandestinëve?
Kledi: Nuk mendoj se emigrantët e parregullt që vijnë në Itali, vetëm për këtë fakt mund të konsiderohen të papërgjegjshëm. E quaj mjaft të gabuar këtë arsyetim. Edhe klandestinët janë para së gjithash njerëz. Nuk ka barazi klandestin-i papërgjegjshëm.
Çdo njeri është ndryshe, ka një histori ndryshe pas krahëve, që duhet konsideruar. Por ti ke qenë një klandestin?
Kledi: Kam hyrë në Itali në mënyrë të parregullt, por pas pak ditësh jam kthyer në Shqipëri. Pastaj kam riardhur në Itali me një vizë për studim, por nisa të punoja dhe më pas i rregullova gjërat e mia dhe mora lejen e qëndrimit.
Çfarë të mungon nga vendi yt i origjinës? Është një gjë që doje ta sillje këtu?
Kledi: Disa gjëra nuk mund të transportohen nga një vend në tjetrin, siç janë traditat, bëjnë pjesë në ligjet e njerëzve që u përkasin. Kështu që le t’i lëmë gjërat aty ku janë në vendin e tyre, ka mjaft kujtime. Për sa u përket prindërve të mi, i shoh shpesh ata, vijnë këtu sa herë duan.
Miqtë e vërtetë janë më shumë shqiptarë apo italianë?
Kledi: Janë më shumë shqiptarë. Jam i lumtur që kam shumë të tillë.
Dhe janë më të mira italianet apo shqiptaret?
Kledi: Kanë karaktere dhe temperament shumë të ndryshëm. Femrat italiane janë të përkëdhelura. Dhe kur kanë një gjë në dorë, nisin ta komandojnë. Femrat shqiptare kanë më shumë respekt përballë mashkullit të tyre dhe realizojnë një raport mjaft të ekuilibruar. Nëse do të zgjidhja, do të më pëlqenin femrat e Perëndimit. Shumë të shohin dhe të admirojnë dhe ndoshta mjaft të kanë zili.
Çfarë këshille do t’u jepje atyre që kanë nevojë të realizojnë ëndrrat e tyre?
Kledi: Çdokush duhet të bëjë në jetë atë që pëlqen të bëjë, pa parë pikën e finishit. Suksesi u takon pakëve e për rrethana të caktuara mbi të gjitha. I vetmi objektiv është të punosh për atë që të sfidon; dhe ky është suksesi i vërtetë. /balkanweb/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?