Ende s’i ka mbushur 17 vjeçe, por është në gjendje të administrojë paratë që fiton nga albumet dhe koncertet. Gjatë një interviste për “Panorama Plus”, këngëtarja tregon arsyen pse ka vendosur të heqë dorë nga festivali në RTSH, si dhe flet për startin e ri në karrierë. Së shpejti edhe një menaxher për Gretën.
Tani që je 17 vjeçe të duket vetja e vogël apo e madhe?
Greta: Më duket vetja si 17- vjeçare.
Cili është look-u yt i momentit, stili i veshjes në jetën e përditshme?
Greta: Për momentin ngjyra e flokëve është kafe natyrale. Veshjet sportive, të lehta në përshtatje me stinën dhe moshën time.
Si e programon kohën?
Greta: Nuk janë standard të gjitha veprimet e ditës. Por mundohem ta programoj sa më mirë kohën time.
Të komentojnë si një vajzë të re, të talentuar, që e menaxhojnë prindërit. Mendon se një ditë do t’i “braktisësh” ata, në kuptimin që një shtëpi diskografike mund të të menaxhojë?
Greta: Na janë afruar shumë kompani për të marrë të drejtën e menaxhimit tim artistik. Jemi në përfundim të negociatave me produksionin “Max Production”. Pavarësisht nga sipërmarrja e një kompanie, prindërit janë të pandarë pasi janë pjesë e vendimmarrjes sime.
Ke të dashur dhe nëse po, mund të më thoni diçka më shumë?
Greta: Unë 17 vjet i mbush në shtator…
Ndërkohë nëpër forume të ndryshme, shpeshherë komentet e kalojnë cakun e etikës. Sa e përgatitur jeni për ta përballuar këtë fakt?
Greta: Jam jashtë informacioneve të tilla, por në qoftë se ekziston si fenomen të them të drejtën do të shqetësohesha për shpifjen apo ofendimin. Gjithsesi mendoj se artistët duhet të vlerësohen për kontributin e tyre. Njerëzit duhet të jenë sa më realistë në gjykimet dhe vlerësimet e tyre.
Dihet që këngëtarët krijojnë miqësitë por dhe armiqësitë e tyre. Ju si i keni marrëdhëniet me kolegët këngëtarë?
Greta: Unë kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë këngëtarët. Nuk mund të veçoj asnjë!
Çfarë të ka zhgënjyer më shumë gjatë rrugës së muzikës, të cilës ti i ke hyrë shumë herët?
Greta: Rruga e artit është shumë e vështirë. Ka mjaft pengesa. Por e rëndësishme është t’i kalosh këto pengesa me kujdes dhe qetësi.
Beson te konkurrenca e ndershme në Shqipëri?
Greta: Konkurrenca në muzikë ka shumë kuptime. Në start, janë të gjithë. Më të mirin e vlerëson publiku. Në kuptimin profesional, do një gjykim më të hollësishëm kjo temë, por unë nuk e marr përsipër ta analizoj.
Festivali Evropian, çfarë mund të më thoni për pjesëmarrjen e Shqipërisë në të?
Greta: Mendoj se Festivali Evropian rrallë herë ka gjykim vlerash. Aty është një politikë e caktuar nga organizatorët dhe vendi ynë nuk e besoj që do të jetë ndonjëherë pjesë e kësaj politike, apo projekti, pavarësisht nga vlera e këngës apo këngëtarit. Gjithsesi ne duhet të angazhohemi vazhdimisht për të performuar vlera të artit dhe kulturës shqiptare në këtë kompeticion.
Do vazhdosh ta kesh synim pjesëmarrjen në këtë festival?
Greta: Jo, synimi im nuk është pjesëmarrja në Festivalin Evropian, pasi kam vendosur të mos marr pjesë më në festivalin e fundvitit, derisa të ketë një gjykim të drejtë.
Çfarë mendon se i bën të suksesshme vajzat e reja këngëtare sot?
Greta: Suksesi kërkon standarde. Secili suksesin e vlerëson në mënyrën e tij. Në gjykimin tim suksesi vjen duke pasur cilësi të mira vokale dhe teknike, përzgjedhje të muzikës dhe tekstit, ndërtimi i një imazhi të shkëlqyer moral e shoqëror.
Si e sheh veten në të ardhmen?
Greta: Sigurisht që unë kam shumë plane dhe projekte, por e rëndësishme është të jemi mirë me shëndet (qesh).
Po në shkollimin e mëtejshëm, ç’drejtim do marrësh?
Greta: Më pëlqejnë lëndët shoqërore. Sapo përfundova vitin e tretë, ka mbetur edhe një vit. Brenda këtij viti do të gjykoj drejtimin që do të marr.
Si është marrëdhënia jote me paranë?
Greta: Shpenzoj aq sa kam nevojë. Aktualisht jam në fazën që i vetadministroj paratë e mia./Panorama/
“Synimi im nuk është pjesëmarrja në Festivalin Evropian, pasi kam vendosur të mos marr pjesë më në Festivalin e fundvitit, derisa të ketë një gjykim të drejtë”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?