Tashmë dy vite gazetari i famshëm të cilin mund ta shihni duke dhënë lajme në televizionin ALSAT, Ardi Pulaj, vendosi të largohej nga Tirana dhe të vendoset në Shkup. Këtë e bëri jo për të ndryshuar punën që prej vitesh e kishte nisur në kryeqytetin e Shqipërisë, pasi ai do të vazhdonte të ishte në pozicionin e redaktorit dhe prezantuesit të lajmeve të ALSAT- it, por për të qenë pjesë e një televizioni të ri kombëtar në Maqedoni.
Pas një eksperience në media, duke punuar në Radio-Televizionin Publik Shqiptar që në moshë të vogël, si dhe redaktor e prezantues i lajmeve në Top Albania Radio apo në BBC në Londër, prezantimin e edicioneve në Televizionin Kombëtar “Klan” dhe më pas në Televizionin ALSAT, Ardi e gjeti veten në Shkup.
Pse zgjodhët Shkupin dhe jo Tiranën?
Ardi: Për mua ishte një zgjedhje e thjeshtë. Më pëlqejnë sfidat dhe gjërat e reja. Kur në Tiranë, drejtuesit e televizionit më ofruan për të punuar në Shkup në vitin 2006, unë i thashë vetes: ‘Pse jo?’ Dhe pranova. Pas pak kohësh e gjeta veten në Shkup. E dija se do të ishte një natyrë krejt ndryshe pune nga ajo që isha mësuar, pasi kam punuar në radio, televizione apo gazeta, që kur kam shkuar kanë qenë të konsoliduara, ndërsa me ALSAT-in në Maqedoni ishte diçka e re: Çdo gjë duhej të nisej nga e para. Dhe unë isha gati për këtë sfidë, them sfidë të paktën për mua.
Si ishte fillimi yt në studiot e Shkupit?
Ardi: U desh një periudhë e gjatë përgatitjesh, përpara se të vendosnim dhe të dilnim në eter me lajmet. Për muaj të tërë ne bënim prova, njëlloj sikur lajmet shkonin në transmetim, çdo gjë ishte në lëvizje dhe me stresin e njëjtë sikur ishim në transmetim. Kur edicioni i parë u transmetua, të gjithë ishim në ankth se si do të shkonte. Lajmet kanë rëndësi prioritare, ndaj edhe duhet të jenë korrekte, të sakta dhe pa gabime. Besoj se ne ia kemi arritur këtij qëllimi. Them ne, pasi puna në televizion është punë në grup dhe çdokush jep kontributin e tij për një finale të mirë. Janë shikuesit ata që na vlerësojnë.
U bënë më shumë se dy vjet nga dita kur erdhët në Maqedoni. Jeni i kënaqur?
Ardi: Absolutisht, unë jam një tip i hapur për të njohur ambiente të reja, njerëz të rinj, eksperienca të reja pune. Ndaj edhe jam në Shkup. Unë jam mësuar të jetoj larg familjes. Deri tani kam udhëtuar në 30 vende evropiane, prej të cilave për një kohë më të gjatë kam jetuar në Britaninë e Madhe, Holandë, Danimarkë, Suedi dhe Gjermani. Kjo për shkak të studimeve dhe angazhimeve profesionale. Ndaj kur më pyesin se “a e ndjen mungesën e familjes”, u them: “Unë nuk jetoj në Afrikë, Shkupi nuk është shumë larg nga Tirana”. Pastaj i besoj shumë edhe një shprehjeje: “Shtëpia jote është aty ku gjendet shpirti yt”, e për momentin mund të them se shpirti im gjendet në Shkup. Punoj këtu, kam miq këtu, jetoj këtu. Edhe miqtë e mi të vjetër nga Tirana, vijnë shpesh e më vizitojnë këtu.
Thonë se keni një rreth shumë të madh miqsh. Është e vërtetë?
Ardi: Të mos ngatërrohemi. Miq të vërtetë dhe që ndaj çdo gjë me ta, mund të jenë deri në dhjetë persona. Të tjerët, janë të njohur, që i respektoj dhe që besoj se më respektojnë.
Kur flas për miqtë dhe mikeshat, flas për Tiranën. Në Shkup kam arritur të miqësohem dhe unë jam tip shumë i hapur dhe kështu kam vënë bazat e një tjetër miqësie këtu.
Thonë se jeni një tip shumë i qeshur dhe që i pëlqejnë shakatë?
Ardi: Po e vërtetë, madje edhe kur jam i mërzitur, mundohem ta kaloj këtë gjendje duke bërë të tjerët për të qeshur. Pra shakatë janë karakteristikë e imja, kur jam jashtë kamerave.
Jeni ambicioz?
Ardi: Ambicia është pjesë e karakterit të çdo njeriu, dhe unë këtu nuk bëj përjashtim. Nëse jam shumë ambicioz? Hmmm, jo në ekstremitet, por mjaftueshëm.
Ç’mund të na thoni për garderobën tuaj?
Ardi: Mbizotërojnë bluejeans, që janë ndër veshjet e mia e që unë nuk i braktis kurrë. Pastaj janë veshjet sportive, bluza, t-shirts, këmisha. Me dy fjalë, gardëroba ime mbizotërohet nga veshjet sportive; fshehur aty mund të gjesh ndonjë kostum, këmisha, apo kollare. Të them të drejtën, këto të fundit janë më pak të përdorura prej meje në jetën e përditshme, kuptohet, jo kur unë jam duke prezantuar edicionin e lajmeve, ku serioziteti për vetë karakterin e programit, është më se i domosdoshëm.
Muzika që dëgjoni?
Ardi: Për sa i përket muzikës, mund t’ju them se kam shumë preferenca, por e preferuara ime e momentit është krijuesja islandeze, Bjork. Por jam shumë i dhënë edhe pas muzikës elektronike. Tani që jam larg Tiranës, dëgjoj edhe shumë muzikë shqiptare, sidomos albumet e “Këngëve të Shekullit”. Me të vërtetë nostalgjike.
Çfarë ka në kompjuterin tuaj?
Ardi: Fillimisht, shumë materiale që lidhen me gazetarinë. Pastaj shumë foto, duke nisur nga ato personale, të udhëtimeve të ndryshme, pushimeve, festave, miqve, familjes. Patjetër që vendosen edhe në profilet e Myspace dhe Facebook, pas të cilave jam shumë i dhënë. Këto profile më ndihmojnë të lidhem me miq që i kam larg. Padyshim edhe accounti i emailit, Messengeri, që më mundëson të flas me miqtë e mi në Shqipëri, Maqedoni dhe në vende të ndryshme të botës.
Po në mesazhet tuaja në celular?
Ardi: Komunikim i shpeshtë me miqtë, takime për kafe, për të ngrënë diçka, mesazhe nga kolegët kur ka ndryshim në orarin e punës, apo qoftë edhe ftesa për një shëtitje.
Nëse s’do ishe gazetar, atëherë çfarë profesioni do të zgjidhje?
Ardi: Do të doja të provoja profesione që deri më tani s’i kam provuar, si p.sh, flightattendant (stjuard) në bordin e një avioni, mbase edhe DJ, apo të isha artist, që punët e tij i bën me letër dhe materiale të riciklueshme.
Kur njerëzit habiten më shumë me ju?
Ardi: Kur më shohin jashtë studios së lajmeve. Sepse look-u dhe karakteri është i ndryshëm. Në studio jam me kostum dhe serioz, ndërsa në jetën e përditshme sportiv, dhe një tip shakaxhi (kështu më cilësojnë të tjerët). Gjithmonë, fytyrave të habitura në lokale ose klube, iu them me të qeshur se vëllai im binjak jep lajmet (kjo është sa për shaka, sepse unë nuk jam binjak).
Kur ndjeheni më mirë?
Ardi: Kur kam arritur një qëllim, ose kur del e imja. Po pa diskutim edhe kur njerëzit që i dua, ndjehen mirë. Besoj se në një miqësi, e gjitha lidhet me shkëmbimin e energjive të tua me ato të njerëzve që të rrethojnë, qofshin këto energji pozitive ose negative.
Jeni i dashuruar?
Ardi: Po, me veten (qesh). Jo, jo, ende nuk e kam gjetur shpirtin tim binjak. Ende e dëgjoj horoskopin çdo mëngjes (QESH)
Letërnjotimi:
Ardi Pulaj lindi në 11 shkurt të vitit 1981, në Tiranë. Kontaktin e parë, ai e ka pasur në RTSH, ku që në moshë shumë të vogël është aktivizuar me programet për fëmijë, më pas për të rinjtë dhe programet argëtuese. Historia e tij me median është e gjatë, sepse Ardi ka pasur eksperienca të kënaqshme në radio, si Radio Tirana, Radio Koha, Top Albania Radio, BBC në Londër, Radio + 2, por duke përfshirë këtu edhe shkrimet në disa gazeta të rëndësishme dhe agjenci. Më pas, Ardi iu rikthye në vitin 2001 televizionit, kësaj here për t’u marrë me transmetimin e ngjarjeve kryesore në edicionin e lajmeve të televizionit Klan. “Në atë kohë u krijuan kushtet e përshtatshme për të bërë një provë si spiker në edicionin e lajmeve në TV Klan, ku kuptova se mund të merresha edhe me televizion. Që atëherë vendosa të mos i ndahem më ekranit të vogël”, – shprehet Ardi. Pavarësisht nga impenjimet e mëdha që ka, Ardi është tepër i dhënë pas leximit, muzikës, udhëtimeve, sporteve. Edhe pse punon në televizion, ai sheh shumë pak filma dhe programe televizive, por kjo nuk do të thotë se i lejon vetes të humbasë interesin për edicionet e ndryshme të lajmeve në kanale të tjera. “Kam përshtypjen se edicionet e lajmeve janë sëmundje, që besoj se çdo gazetar i ka”, – janë fjalët e tij. Ndërsa kohën e lirë mundohet që ta kalojë në mënyrë sa më aktive, por që nuk përjashtohet edhe ndjekja e një filmi në DVD apo lundrimi në internet. Për sa i përket planeve të ardhshme, Ardi beson se është ende në fillimet e karrierës së tij. Deri më sot, ai ndihet i realizuar në planin profesional dhe këtë përshtypje e ka edhe publiku, i cili e ka ndjekur karrierën e tij hap pas hapi, nga një televizion në tjetrin. Kur e pyesin për çka do të merret në të ardhmen, Ardi me modesti tregon: “Unë do të doja të vazhdoja me televizionin, mbase duke bërë diçka tjetër, përveç lajmeve. Por për momentin jam i kënaqur me pozicionin që kam”./Bluetooth/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?