Në një intervistë dhënë për Panorama Plus, këngëtarja Zanfina Ismajli flet hapur për sfera të ndryshme të jetës, megjithatë duke shmangur atë më të prekshmen dhe më interesanten për lexuesin, temën e dashurisë.
Zanfina, këto muajt e fundit kanë qenë shumë prodhimtarë për ty sepse ke ardhur te publiku me disa klipe njëri pas tjetrit… Pse gjithë kjo dëshirë për të realizuar klipe dhe këngë të reja vazhdimisht?
Zanfina: Sepse kjo pritet nga një artiste, të sjellë krijime të reja për publikun, të jetë vazhdimisht aktive dhe pranë publikut me projekte të reja. Kjo më bën mua aktuale dhe të pëlqyer gjatë gjithë kohës…Në të vërtetë do kisha dashur të isha edhe më aktive në këtë punë por ja që vështirësitë në këtë profesion s‘na lejojnë më shumë aktivitet. Kam dëshirë që gjithmonë adhuruesve t‘iu ofroj këngë e projekte të reja dhe çka është më e rëndësishmja, të jenë origjinale.
Ndërkohë, ke ndonjë projekt tjetër të afërt?
Zanfina: Kam në plan disa projekte por për këtë verë do arrij të realizoj vetëm një prej tyre. Shpresoj që kënga të jetë e pëlqyer dhe njerëzit të kënaqen duke e dëgjuar.
Përse munguat kësaj here në Top Fest?
Zanfina: Vitin e kaluar unë isha pjesëmarrëse sepse më ftuan, kurse këtë vit mendova se do të ishte e tepërt të isha sërish aty. Vjet ishte interesante pjesëmarrja sepse kisha disa vite që s‘kisha përjetuar emocionet e një gare dhe dëshirën që të paraqitem sa më mirë. Dhe kënga u dëgjua shumë dhe unë e arrita qëllimin dhe pjesëmarrja në Top Fest ishte një kënaqësi.
“As i fundit, as i pari” është pëlqyer shumë në Shqipëri… E ke shijuar suksesin e kësaj kënge edhe në Kosovë?
Zanfina: Gjithmonë kam menduar se në Kosovë është pëlqyer më shumë se në Shqipëri, pasi atje s‘kam qenë shumë e pranishme me koncerte. Në Kosovë është pëlqyer shumë kënga, ajo është hiti im më i madh.
Kur mund të të shohim sërish në Shqipëri?
Zanfina: S‘e di me saktësi, por besoj se së shpejti do të jem në Tiranë, e ftuar në ndonjë emision.
Duke të uruar pavarësinë na thuaj si u ndjeve në 17 shkurt?
Zanfina: Të falënderoj së pari! Jam ndjerë më mirë se kurrë më parë në jetë dhe mendoj se kështu janë ndjerë të gjithë shqiptarët. S‘kam qenë në Kosovë duke festuar, isha në Stockholm të Suedisë duke kënduar dhe festuar me mërgimtarët tanë, të cilët ishin shumë të përmalluar. Jam mallëngjyer shumë kur një burrë nga publiku u afrua dhe më tha: ‘“Zanfina, të falënderojmë që je këtu sonte me ne, sepse na kanë harruar të gjithë”. Atëherë, jam ndjerë shumë mirë që kam shkuar atje dhe kam bërë festën me ta.
Mendon se gjërat do të ndryshojnë për mirë për artistët tani që Kosova fitoi pavarësinë?
Zanfina: Mendoj se po, por kjo kërkon kohë pasi nuk mund të bëhen të gjitha për një ditë. Ndoshta gjeneratës sime do t‘i shkojnë edhe disa vite kështu por unë jam optimiste dhe besoj se së shpejti do t‘i gëzojnë të drejtat që kanë këngëtarët anembanë botës.
Shpenzoni shumë për pamjen dhe cila është gjëja më e shtrenjtë që ke blerë kohët e fundit për veten?
Zanfina: Po, e vërtetë që shpenzoj, por pjesa më e madhe e parave më shkon për rroba.
Gjëja më e shtrenjtë?
Zanfina: Makina personale, e markës “Mercedes benz”.
Është shumë e fryrë gardëroba jote dhe çfarë gjen më së shumti aty?
Zanfina: Vitet e fundit kam filluar të shpenzoj shumë për veshje, sepse qëkurse kam filluar të mbath taka të larta, shumica e garderobës sime ka ndryshuar dhe është bërë më elegante dhe femërore. Dhe që atëherë, më janë trefishuar shpenzimet për rroba.
Cili është thashethemi më i fundit që ke dëgjuar për veten? U kushton rëndësi fjalëve?
Zanfina: Ka kohë që s‘kam dëgjuar thashetheme për veten. S‘i pëlqej thashethemet, nuk merrem me to dhe mundohem që kokën time mos ta ngarkoj me të tilla gjëra që më duken të kota.
Çfarë pëlqen më tepër te meshkujt?
Zanfina: Sinqeritetin dhe ndershmërinë, si dhe aftësinë që ata kanë për të dashuruar shumë.
Po ata, çfarë kanë pëlqyer zakonisht te ty?
Zanfina: Sinqeritetin gjithashtu dhe faktin që i them gjërat troç, pa u shtirur njeri tjetër.
Si e kalon kohën e lirë dhe a ke shumë miq?
Zanfina: S‘kam shumë miq dhe ata që janë, i kam qysh nga fëmijëria dhe jam e sigurt për ta. Ndërsa kohën e lirë e kaloj me familjen ose me miqtë.
Dimë se ke një qen të cilin e do fort… Është e thjeshtë të kujdesesh për të?
Zanfina: S‘është aspak e thjeshtë, sepse kur ai sëmuret mërzitem shumë dhe atëherë jam tërë kohën te veterineri i tij, duke u kujdesur për të. Pastaj vijnë shëtitjet e përditshme që ia bëj në lagjen ku jetoj, por të gjitha këto i bëj me kënaqësi. Është dashuria ime e momentit!
S‘je e dashuruar me ndonjë qenie njerëzore?
Zanfina: S‘më pëlqen të flas shumë për jetën private.
Çfarë do kishe ndryshuar te vetja, po të kishe mundur?
Zanfina: Disa vogëlsira në karakterin tim, ndërsa për sa i takon pamjes , s‘do ndryshoja asgjë, se jam e kënaqur me veten.
Cila është këshilla më e shpeshtë që të jep motra jote, Adelina?
Zanfina: Ajo e dinte mirë se ç‘valleje po i hyja kur nisa të këndoja, ndaj më këshillonte që të mendohesha më gjatë në lidhje me këtë, duke më thënë: “Kjo rrugë është e shtruar me gjemba që do jetë e vështire t‘i përballosh”.
Jeni më tepër motra apo shoqe ju të dyja?
Zanfina: Të dyja bashkë. Kemi marrëdhënie shumë të mirë.
Tani që dhe ti je bërë e famshme, ka ndryshuar ndonjë gjë në raportin mes jush?
Zanfina: Jo, kurrsesi dhe kurrë s‘ka për të ndryshuar! Do mbetem gjithmonë e njëjta! /panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?