LAJMI I FUNDIT:

Ilda: I dëboja banorët nga banja kur bëja “2”

Ilda: I dëboja banorët nga banja kur bëja “2”

Ilda, megjithëse ishte për pak kohë në shtëpinë e famshme të spektaklit “Big Brother Albania”, arriti të jetë ndër më të popullarizuarat aty, qoftë për të mirë apo për të keq. Edhe dalja e saj e papritur ka qenë mjaft e bujshme, pas zënkës që pati me banoren tjetër, po ashtu të larguar, Mardiolën. Por, edhe pas daljes nga shtëpia popullariteti i saj vazhdon të rritet, si përmes prezencës në media, dhe së shpejti ndoshta edhe përmes një emisioni të ri të saj në Top Channel. Në një intervistë dhënë për Albaniac.com, ajo mes tjerash ka thënë edhe se dëshiron të kthehet në Amerikë, por vetëm për një vizitë, sepse i ka pëlqyer të jetojë në Shqipëri.

Përse vendosët të hynit në “Big Brother”?

Ilda: Vendosa të hyja në Big Brother së pari për vet eksperiencën, ishte një rast i veçantë, nuk isha e preokupuar me punë ose shkollë, kështu që kisha lirshmërinë. Dhe normale për çmimin. (qeshet)

E dinit që prej fillimit të “Big Brother” se mbas disa javësh do futeshit në këtë lojë, apo e keni mësuar po atë javë që u futët në shtëpi?


Ilda: Nuk lejohem ta diskutoj (në bazë të kontratës me Top-Channel).

E kishit ndjekur emisionin në TV kur ishit jashtë shtëpisë? Kishit mësuar ndonjë informacion ekstra për pjesëtarët që kishin filluar të banonin në “Big Brother”?

Ilda: E kisha ndjekur shumë pak, nuk shoh pothuajse fare TV. Info s’kisha fare, përveç atyre 3-4 herëve që e kam parë përpara se të hyja.

Ja kishit “vënë syrin” Polit që kur ndiqnit “Big Brother” në TV apo kur hytë në shtëpi ishte personi që ju impresionoi më shumë?

Ilda: Kur e pashë nja 2 herë në TV, herë më pëlqente, herë jo. Më impresionoi kur hyra në shtëpi.

(Poli dhe Ilda gjatë kohës sa ishin bashkë në Big Brother. Foto: Bigbrothershqiptar)

Po Ina ç’pati?

Ilda: Inat dhe xhelozi, përzier me pasiguri në vetvete. Haha.

Tani që keni mundësi të ndiqni veten tuaj gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi, si e gjykon veten dhe si i gjykon të tjerët në mendimet që kanë dhënë tek “dhoma e rrëfimit?

Ilda: Unë nuk e kam parë pasi kam dalë, në disa vende ku kam parë veten më është dukur vetja skandaloze dhe e shëndoshë… për sa i përket shtëpisë, kam shumë nostalgji. (qeshet)

OK, mos u lodh se kemi dhe disa gjëra të tjera për të biseduar. Në media u shpërndanë pa leje fotografitë e tua nga MySpace, të cilat unë i kuptoj që janë thjesht për “fun” apo “party pictures”, po në shtypin shqiptar u keqinterpretuan. Si t’ua shpjegojmë këtyre tani punën e fotove?

Ilda: Hahahaha, fotot e mia janë ARTISTIKE. Mundeshin të publikonin plot “party pictures”, po vendosën të zgjidhnin ato artistiket pikante… nuk jam lesbike, ju kërkoj ndjesë femrave që më adhurojnë. (qeshet)

Le te flasim pak për Olën. Më thuaj tre fjalë me të cilat do përshkruaje Olën.

Ilda: 1. Dramatike; 2. Seksi mami; 3. Crazy.
Nuk di nëse e ke lexuar, po unë që në momentin e parë që hyri në “Big Brother” kam thënë se kjo do propozohet për tu larguar nga shtëpia pasi ishte shumë agresive…dhe fjala më doli.

Po me ty ç’patën?

Ilda: Kot nuk thon’, “Ii mbytyri të mbyt”, u mbyta dhe unë o Elbino (intervistuesi). (qeshje)

Besoj i ke ndjekur programet “vertet tv” në Sh.B.A. “Real World” është me i vjetri DHE kur kanë pasur ngjarje të tilla, është votuar nga vetë banorët nëse dikush duhet të largohet dhe se kush duhet të largohet. Përse nuk ndodhi një gjë e tillë dhe në “Big Brother”, a keni kërkuar t’ua shpjegojnë?

Ilda: Vendime të tilla merren vetëm nga Big Brother, ndaj s’kam pasur nevojë për shpjegim. Theva rregulloren, por mendoj se duhej të kish qenë një lajmërim, jo përjashtim direkt.

Në skenën e zënkës diçka më bëri përshtypje dhe në fakt më irritoi. Si ndodhi që asnjëri nuk e ngriti kokën t’ju kërkonte që të ndërprisnit fjalët, por hanin bukë për shtatë palë qejfe!?

Ilda: Kur dy konkurente të reja janë rivale të forta mendoj se ajo ishte dëshira e shumë prej tyre, pastaj disa nga ta kanë qenë dhe të frikësuar. Haha.

Më shpjego diçka…gota e Olës ishte plastike, po gota jote ishte qelqi?

Ilda: Gota e Olës ishte qelqi, po e shtyva me dorë, e imja ishte qelqi po pak e butë vetë. (qeshet)

Mendon se banorët në shtëpi po e humbasin sensin e realitetit? Shpesh herë thonë që është një lojë, po tani që keni dalë jashtë besoj se e keni kuptuar që “Big Brother” nuk është thjeshtë një lojë ose të paktën nuk është kuptuar si e tillë nga publiku…

Ilda: “Big Brother” është një eksperiment i gjithanshëm… sensin e realitetit se besoj të kenë filluar ta humbasin, thjesht hyn në botën e “Big Brother” duke mbajtur me vete realitetin… (në kokë).

Na tregoni ndonjë “sekret” nga “Big Brother” që ne nuk kemi mundur ta “kapim” nga transmetimi televiziv? P.sh…një dush është vetëm aty dhe një banjo? Si ja bënit?

Ilda: Sekrete…hm… s’e di… për sa i përket dushit, kishim ujë të ngrohtë 1 orë në ditë… unë krijova imunitet ndaj ujit të ftohtë… d.m.th. në tërë ditët që kam qenë aty… duke llogaritur rreth 3 dush në ditë… vetëm nja 3 herë kam bërë dush me ujë të ngrohtë. Në banjo… hahaha… ka disa banorë, duke përfshirë veten që i dëbonin banorët e tjerë nga banja kur bënin numrin 2.(qeshet)

Ju dhe Ola i dhatë dorën njëra-tjetrës… Mu duk pak a shumë një nga ato skenat “fal por mos harro”…

Ilda: Jo faktikisht ishte më tepër, një shtrëngim dore “Mos urre lojtarin urre lojën”.

E së fundmi…si do i kishe shpenzuar 50.000 eurot nëse do i kishe fituar?

Ilda: Do kisha kursyer ca, do kisha falur ca, shpenzuar ca, investuar ca. (qeshet)./albaniac/

Në trend

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Kalo në kategori