LAJMI I FUNDIT:

Eranda: Shumë shpejt edhe një duet me Irmën

Eranda: Shumë shpejt edhe një duet me Irmën

"Ti më harro|, është titulli i këngës dhe vidoklipit më të ri të Eranda Libohovës, në të cilin këngëtarja është shfaqur krejt ndryshe nga sa e kemi parë. Megjithëse karriera e saj është ngritur drejt majave të muzikës shqiptare sot, ajo sërish herë pas here nuk i ndahet dueteve me motrën e saj Irmën. Kështu pra motrat Libohova, Eranda dhe Irma, shumë shpejt do të na sjellin një këngë të re së bashku, por jo vetëm kaq. Për këtë sezon veror që po nis, Eranda do të na servojë edhe një këngë verore solo, ndërkohë që në agjendën e saj janë parashikuar koncerte pafund rreth e rrotull Shqipërisë.

Sapo keni publikuar këngën tuaj të fundit. Na tregoni diçka rreth punës për të?

Eranda:
Kënga është shkëputur nga albumi “Harrakate” e për të plotësuar dhe elementin “video” të një albumi që sot ka shumë rëndësi, pas “Çoko dhe kakao”, ishte koha e duhur për këtë, por jo koha e duhur për të bërë xhirimet. Në një temperaturë 4 gradë C në mes të shkurtit, më duhej të vishesha “zhveshur”…

Dhe si kanë qenë reagimet e para? Si është pritur ajo?

Eranda:
Herët për të dhënë një opinion, ndoshta më vonë?

Mendoni se sot baladat pëlqehen më shumë nga audienca apo jeni ju vetë që pëlqeni më shumë ato?

Eranda:
E dykahshme.

Përveç këngës suaj të fundit, me çfarë po merreni aktualisht?

Eranda: Në mendje më sillet një duet me motrën time Irmën, dhe një këngë që dua ta publikoj në prag vere. Të dyja do të kenë edhe videoklipet përkatëse.


A keni bërë një program për koncertet që pritet të nisin në sezonin e verës?

Eranda: Kam një kalendar të mbushur në gjithë shtrirjen gjeografike të Shqipërisë dhe rrotull saj.

Meqë jemi tek stina e verës, çdo të thotë verë për ju?

Eranda: Verë për mua? Diell plot rreze për trupin, shumë ritëm e punë natyrisht.

Cila është stina që pëlqeni më shumë dhe pse?

Eranda: Pranvera dhe vjeshta. Por më shumë stina që po lind.

A mendoni se stinët, koha ndikon drejtpërdrejt në shpirtin e një njeriu?

Eranda: Patjetër. Por tek artistët ky reaksion është i vrullshëm.

Çfarë marrëdhëniesh keni me paranë? Shpenzoni shumë apo e cilësoni veten një kursimtare?

Eranda: Nuk rend pas parasë, por nuk e di pse paratë më kanë shumë qejf përderisa rendin ato pas meje.

Për një këngëtare më shumë rëndësi kanë albumet apo ftesat në koncerte? Pse?
Eranda: Albumi është një arritje personale dhe përveç kësaj i hap rrugë dhe ftesave për koncerte.

Çfarë do të doje të kishe në këto momente, diçka që të mungon?

Eranda: Tani tani? Një krehër… ha ha ha!

Gjendja shpirtërore aktuale?

Eranda: Shumë e mirë.

Fundjava ç’kuptim merr për ju? Ku preferoni t’i kaloni?

Eranda: Specifika e profesionit tim më bën që të zgjedh çdo ditë të javës që dua ta kem fundjavë.

Cili është vendi juaj ideal për të pushuar?

Eranda: Vendi bëhet ideal kur shoqëria është e tillë. Edhe Shqipëria të ofron alternativa.

Po për të jetuar?

Eranda: Këtu do të doja ta jetoja gjithë jetën time.

Çfarë është një gjë që do të doje ta kishe bërë ndryshe në jetën tënde? Ka një gjë për të cilën je penduar që nuk e kë bërë?

Eranda: Pendesa? Ka shumë ngarkesë kjo fjalë. Gjithsesi nuk kam.

Çfarë këngësh të pëlqen të dëgjosh kur je e mërzitur?

Eranda: Nuk është me patjetër muzikë, mund të jetë dhe një gotë verë.

Çfarë marrëdhëniesh ke me këngët e tua? Pasi i realizon i dëgjon shpesh ato në shtëpi?
Eranda: Kam një pikë që ngopem në momentin kur kënga nuk është publike, pastaj nuk dua ta dëgjoj më.

Kur realizon një këngë cili është personi prej të cilit do të dëgjosh patjetër opinionin e tij?
Eranda: Absolutisht Irma.

Çfarë mendon se i mungon karrierës suaj?
Eranda: Mbase më shumë videoklipe.

Keni menduar ndonjë herë për të realizuar një koncert tuajin recital?

Eranda: Një mendim që më sillet në kokë, por që nuk është konkret për momentin. Sot në Shqipëri ka mjaft këngëtarë e grupe të reja.

Ç’mendon për muzikën që ata bëjnë dhe a keni ju një të preferuar mes tyre?
Eranda: I dëgjoj dhe i pëlqej. Kam dhe preferencat e mia për shembull grupin “Burn”, “Qelbanix”, Genti i Top Show, Elvana Gjata, Besa.

Eurovizioni është kthyer një sfidë dhe ëndërr për pjesën më të madhe të këngëtarëve sot. Për ju është e tillë?
Eranda: Me siguri jam te pjesa e vogël. Mendoj që vitet e fundit është kthyer më shumë në një show performacë, se sa muzikë.

Po ju keni një sfidë që doni t’ia bëni vetes?

Eranda: Aaaa.. të udhëtoj 12 orë pa zbritur nga avioni./bluetooth/

Në trend

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
Kalo në kategori