LAJMI I FUNDIT:

Aurela Gaçe – rikthimi triumfal në Shqipëri

Aurela Gaçe  – rikthimi triumfal në Shqipëri

Rikthimi i saj në Shqipëri kishte një motiv të fortë. Pjesëmarrjen në edicionin e nëntë të Festivalit "Kënga Magjike". Ka rrëmbyer çmimin e parë. Ashtu siç ndodhte në vitet e fundit para largimit të saj nga Shqipëria, kur merrte pjesë në Festivalin në RTSH. Aurela Gaçe, këngëtarja që jeton në Amerikë në këtë shfaqje në skenë goditi sërish në shenjë.

Kënga e saj “Hape veten” me tekst të Timo Fllokos dhe muzikë të Florit u votua thuajse unanimisht nga kolegët e saj. Gjë që e ka emocionuar jo pak këngëtaren. “Të votohesh nga kolegët, shumë prej të cilëve i përkisnin një brezi më të ri se unë dhe të marrësh duartrokitje të sinqerta është një satisfaksion i madh”. Kështu e ka komentuar për “Bluetooth” vetë Aurela këtë çmim.

Vetëm dy ditë pas kurorëzimit të fitores, asaj iu desh të shkonte në Bruksel për të kënduar në një koncert që u organizua atje me rastin e Festës së Pavarësisë. Ndërkohë që në këtë intervistë ajo na rrëfen për emocionet që ka marrë këto ditë, por edhe për projektet e saj që lidhen sa me Shqipërinë po aq edhe me Amerikën.

Keni fituar çmimin e parë në festivalin Kënga Magjike. Si ndiheni?


Aurela: Padyshim e lumtur. Për mua e rëndësishme ishte që me këtë rikthim timin të sillja një këngë të mirë, që do të pëlqehej nga publiku. Dhe doja të sillja në këngë Aurelën e dikurshme me atë të sotmen. Falënderoj ata që i dhanë jetë këngës sime Timo Fllokon për tekstin e bukur dhe Florin për muzikën. Por për mua kënaqësi e madhe është se mënyra e votimit në këtë festival është e veçantë. Të votohesh nga kolegët, shumë prej të cilëve i përkisnin një brezi më të ri se unë dhe të marrësh duartrokitje të sinqerta është një satisfaksion i madh. Jam ndjerë mirë për këtë. Dhe jam ndjerë mirë se edhe publiku e
mirëpriti këtë këngë dhe e miratoi këtë çmim. Dhe kur koordinohen të dyja këto gjëra është e mrekullueshme. Kjo më ka bërë të ndihem shumë mirë.

Këngën e realizuat në Maqedoni. Përse atje dhe jo në një studio në Shqipëri?Aurela: Në fakt unë nuk i njoh shumë studiot shqiptare, por jam e sigurt që tashmë ekzistojnë mjaft me nivel, pasi shoh dhe produktet, që ata kanë nxjerrë. Por historia e realizimit të këngës në Maqedoni ka qenë se unë qysh kur gjendesha në Amerikë pyeta për një studio dhe kompozitori i këngës Flori më tha që atje është më mirë. Kjo pasi të jemi realist Maqedonia është një hap para nesh në këtë drejtim. Ata nuk përdorin shumë efektet dhe janë në një nivel më të mirë. Por mendoj që edhe studiot shqiptare kanë arritur një lloj pjekurie dhe jam optimiste për më shumë në këtë pikë.

E veçanta e Festivalit kënga Magjike është se ndahen disa çmime. Si e përcaktoni ndarjen e tyre a ishte e drejtë?

Aurela: Në fakt kjo është pozitivja për këtë festival. Kjo është dhe arsyeja që unë mora pjesë këtu dhe jo në një festival tjetër, pasi për shembull në Festivalin e RTSH-së ka një trysni të madhe për çmimin e parë. Në këtë festival nuk ka këtë trysni pikërisht falë çmimeve të shumtë që jepen. Unë nuk isha aspak neglizhente në ndarjen e tyre në fakt dhe jam e mendimit se kushdo mori atë që meritonte. Për shembull Anjeza Shahini, mori çmimin e “Kritikës”, dhe jam shumë dakord. Po ashtu Kastro Ziso çmimin “Tendencë”. Kështu e me radhë gjithë çmimet. Mendoj se edhe ata që kanë fituar këto çmime janë të kënaqur.

Do zhgënjeheshit nëse nuk do të fitonit çmimin e parë?

Aurela: Jo sepse reagimin që më dha publiku ishte pikërisht ai reagim që dëshiron çdo këngëtar dhe unë isha në skenë për atë publik.

Pas këtij suksesi do t’u shohim më shpesh në skenën shqiptare?

Aurela: Në fakt projektet e mia të ardhshme kanë të bëjnë me Shqipërinë, po aq edhe me karrierën në Amerikë. Do të jetojë në të dy vendet dhe projekti më i afërt dhe më konkreti aktualisht është realizimi i albumit tim të ri, që mendoj se në pranverë do të jetë gati. Ky album do të promovohet së pari në Shqipëri, kështu që do të jem sërish në pranverë këtu pikërisht për këtë arsye. Për të tjerat le t’ia lëmë kohës.

Sapo jeni kthyer nga Brukseli, ku keni marrë pjesë në një koncert të organizuar për Ditën e Pavarësisë. Na tregoni diçka rreth tij?

Aurela: Po Ministria e Jashtme organizoi një koncert për 95 vjetorin e Ditës së Pavarësisë atje, ku ishin të ftuar mjaft personalitete dhe diplomatë nga gjithë Evropa. Aty ishim të ftuar së bashku me familjen Qerimi, Ledina Çelo, etj. Ishte një atmosferë zyrtare por mjaft e këndshme. Madje dua të tregoj një detaj. Kur dola për të kënduar ishte mjaft qetësi, situata ishte tërësisht serioze, kjo edhe për shkak të vetë të ftuarve që ishin diplomatë dhe njerëz të politikës. Atëherë u thashë që muzika thyen rregullat dhe sot është Dita e shqiptarëve, Dita e pavarësisë e ne festojmë në këtë ditë, prandaj dhe jemi të lumtur. Atmosfera ndryshoi në fakt dhe në fund të koncertit pamë që kjo pati efektin e vet dhe muzika ia kishte arritur të thyente rregullat në atë ambient.

Ndërkohë jeni ftuar të merrni pjesë në një seancë parlamentare?

Aurela: Në fakt arsyeja është se organizohet “Dita e parlamentit shqiptar kundër Dhunës në Familje” ku jemi ftuar rreth 130 gra, përfaqësuese nga fusha të ndryshme të artit, kulturës, politikës, shoqërisë civile, etj. Dhe mendoj se një nismë e tillë është mjaft pozitive për të sensibilizuar gjithë njerëzit për atë çfarë ndodh në shoqërinë tonë.

Në trend

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Kalo në kategori