LAJMI I FUNDIT:

Të gjesh çelësin e suksesit të fotografisë edhe në Kosovë

Të gjesh çelësin e suksesit të fotografisë edhe në Kosovë

Vlerësimi që bota e artit fotografik ka bërë dhe bën për fotografin Fadil Berisha, i cili i tregoi Amerikës shqiptarët e bukur, na ngjall një krenari të natyrshme për bashkëkombësin tonë dhe na nxit që të këtë figurë të shquar ta bëjmë të njohur gjerësisht në Kosovë dhe dashamirët e këtij arti të përfitojnë nga krijimtaria e tij artistike.

Veç faktit se është i përzgjedhuri ekskluziv i modeleve dhe manifestimeve të bukurisë në botë, Berisha shpreh entuziazmin e tij, për përkrahje Akademisë Evolucion, në Prishtinë.

Gjithmonë i respektueshëm dhe modest, Fadili na njofton për planet e tij.

Çka ju bëri që të pranoni këtë ftesë, më konkretisht?


Fadil Berisha: Me kënaqësi pranova ftesë për të dhënë kontributin tim në një shkollë të tillë të vetmen në rajon, në gjuhën shqipe. Akademia e profilit të tillë, guximi i stafit për të hapur një shkollë që kërkon mund të madh dhe sakrificë të madhe ekonomike, karakteri i punës me studentë, më ngacmoi dëshirën e kamotshme, që diturinë dhe përvojën time të kem mundësi t’ua jap të rinjve të vendit tim.

Cila është perspektiva e studentëve që mbarojnë Fotografinë dhe Fashion Design?

Fadil Berisha: Studentët perspektivën së pari duhet ta shohin në Kosovë. Janë drejtime shumë tërheqëse dhe të reja që të japin mundësi për punë. Ndërsa, më të mirët do t’i kenë të hapura dyert edhe jashtë Kosove.

A ka mundësi që ndonjëri nga këta studentë të gjej punë në SHBA?

Fadil Berisha: Po. Akademia Evolucion veç ka marrëveshje me disa shkolla të njohura në Itali, ku mund të vazhdohet masteri, ndërsa për në SHBA do të shohim mundësinë që më të suksesshmit të kenë mundësinë e kontaktit me shkolla të njohura. Cilësia t’i hap dyert vet.

Di që keni pasur plane sërish për të ardhur në Kosovë, a bëhet fjalë për ndonjë datë të afërt?

Fadil Berisha: Unë jam gjithë kohës në lëvizje dhe kam jashtëzakonisht shumë pak kohë të lirë. Tani që flas me juve jemi duke bërë seleksionimin e vajzave nga Kosova për “Ford Supermodel Of The World”, që do të mbahet këtë muaj në Prishtinë.

Ok, Fadil faleminderit për intervistën dhe shpresoj të ju shohim sa më shpejt në Kosovë.

Fadil Berisha: Dhe unë ju falënderoj dhe ju përshëndes te gjithëve. Ju dua shumë!

Telegrafi

Në trend

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Kalo në kategori