LAJMI I FUNDIT:

Vushtrria përforcohet me pesë afrikanë (Foto)

Vushtrria përforcohet me pesë afrikanë (Foto)

Klubi i futbollit Vushtrria, nga kjo javë do të jetë shumë më i fortë.

Në fakt, skuadra e Bekim Shotanit do të mund të llogarisë në pesë përforcime nga jashtë, të cilat i kishte regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Bëhet fjalë për tre senegalezë: Fofana Ibrahima, Toure Mamadou Saliou e Sene Ibrahima, për kongolezin Makenda Bwayi Gauthier dhe kamerunasin Evina Manga Dieudonne Magloire.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi vushtrrias përmes grupit zyrtar në rrjetin social, “Facebook”. Ekipi Bardh e kaltër aktualisht gjendet në pozitën e pestë në Superligë me 9 pikë të grumbulluara, duke regjistruar dy fitore, tri barazime e dy humbje.


Vushtrriasit e nxorën një barazim të dielën në Prizren ndaj Lirisë, 1:1. Kjo skuadër u bë me pronarë të rinj gjatë kësaj vere dhe duket se do të shohë dritë në vitet në vazhdim./Telegrafi/

▪ ZYRTARE: Të mërkurën do zbarkojnë në Vushtrri edhe 5 lojtarët e premtuar1. Fofana Ibrahima – Senegal2. Toure Saliou – Senegal 3. Sene Ibrahima – Senegal4. Makena Gauthier – Kongo5. Evina Manga – Kamerun

Posted by FC Vushtrria on 2015-09-27