LAJMI I FUNDIT:

Bajrami kërkon titullin e Evropës në Kosovë

Bajrami kërkon titullin e Evropës në Kosovë

Tefik Bajrami ka bërë një gjë shumë të mirë, duke organizuar meçin për kampion të Evropës në vendlindjes e tij.

Djaloshi kosovar ka treguar se e ka angazhuar këtë ndeshje dhe se më 3 tetor të këtij viti do të ndeshet me kundërshtarin hungarez, Attila Makula.

Meçi do të mbahet në Podujevë me fillim nga ora 19:00, ku pritet të ketë një numër të madh të tifozëve.

Ky duel është i rëndësishëm për Tefik Bajramin, i cili e ka shansin e parë ta sfidojë një titull ndërkombëtar, konkretisht evropian në versionin WBU (World Boxing Union).


Bajrami ka gjithsej nëntë meçe të zhvilluara, prej tyre i ka fituar tetë. /Telegrafi/