LAJMI I FUNDIT:

Munishi përgëzon lojtarët e tij për fitoren ndaj Prishtinës

Munishi përgëzon lojtarët e tij për fitoren ndaj Prishtinës

Ismet Munishi ka arritur edhe një fitore tjetër pas asaj ndaj Ferronikelit.

Trajneri kosovar ka triumfuar në derbin lokal mes Prishtinës dhe Hajvalisë, me rezultat 1-2.

Hajvalia mposhti Prishtinën edhe në ndeshjen e dytë radhazi në kryeqytet, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe vitin e kaluar.

“Pa Prishtinë të fortë nuk ka futboll të fortë të Kosovës. Djemtë e Prishtinës sot dhanë maksimumin, mirëpo nuk mjafton kjo për nivel siç është klubi i Prishtinës”.


“Besoj që do të ngritën për arsye se sot nuk ishte në nivel çfarë ka qenë viteve të kaluara, kanë mungesë të kualitetit”, tha ai pas ndeshjes.

“Ne akoma nuk jemi qind për qindtë ashtu siç dëshiroj unë, hasëm në vështirësi, na vuri Prishtina në vështirësi në 20-minutat e fundit. Është e vërtetë që patëm shumë raste, mirëpo, nuk i konkretizuam, pësuam një gol dhe erdhëm në vështirësi”.

“Sidoqoftë, futbollistët e Hajvalisë e dhanë maksimumin, i përgëzoj për ‘luftën’, mirëpo na mbetët akoma punë e madhe”, shtoi trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi. /Telegrafi/