LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi dëshpërohet me humbjen

Krasniqi dëshpërohet me humbjen

Prishtina u mposht nga Hajvalia me rezultat 2-1, dhe kjo humbje natyrisht që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit prishtinas Ramiza Krasniqi.

Numri një i klubit bardh e kaltër, pas ndeshjes ka folur për mediat duke treguar dëshpërimin e tij me këtë humbje.

“Lojë shumë e dobët që as në ëndërr nuk kisha mundur ta paramendoj, sidomos fakti që në Mitrovicë patëm paraqitje jashtëzakonisht të mirë dhe ku pothuajse 95 për qind me të njëjtën ekip, ndërsa sot ndodhi krejtësisht e kundërta”.

“Në vend që në fillim të ndeshjes të udhëheqim nga rasti i Krasniqit, na shkoi huq një rast i qind për qindtë, pastaj me gjithë se e kam theksuar se duhet maksimalisht të jemi të përqendruar dhe të vendosur, pësuam nga dy kundërsulme jashtëzakonisht mirë të organizuara”.


“Në pjesën e dytë ka qenë jashtëzakonisht vështirë të rikthehesh, megjithatë tentuam me disa ndryshime ta kapim ritmin”, deklaroi Krasniqi. /Telegrafi/