LAJMI I FUNDIT:

Largohet Kolshi

Largohet Kolshi

Portieri i Feronikelit, Granit Kolshi, i cili ishte ndër më të merituarit për sukseset e fundit të këtij klubi, ka vendosur të largohet nga skuadra.

Pa dhënë ndonjë arsyetim, Kolshi ka postuar një status në profilin e tij në ‘Facebook’, ku ka bërë të ditur largimin në janar të vitit të ardhshëm.

Ai sot ndaj Istogut nuk ishte në portë, dhe vendin e tij e kishte zënë Flamur Neziri.

Ja postimi origjinal i Kolshit:


“Nuk e di se nga e marr këtë fuqi të shkruaj këtë shkrim të cilin nuk e kam pasur plan për ta shkruajtur njëher për njëherë. Në emrin tim personal dua t’i informojë opinionin se nga janari i ardhëshëm nuk do jem pjesë e Feronikelit pas 6 viteve sakrificë dhe djersë të derdhura për këtë klub të cilin do ta respektojë gjatë gjithë jetës. Falenderoj kryesinë,lojtarët të cilët janë arsyeja kryesore për të cilët jam duke qëndruar deri më janar , trajnerët dhe mbi të gjithë tifozët ‘Tigrat e zi’ të cilët më përkrahën gjatë gjithë këtyre viteve. Me respekt Granit Kolshi.