LAJMI I FUNDIT:

Tri ndeshje interesante në futbollin kosovar

Tri ndeshje interesante në futbollin kosovar

Pas sfidave të zhvilluar të premten dhe të shtunën, sot luhen tre ndeshjet kryesore të javës së shtatë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshje më interesante pritet të zhvillohet në kryeqytet ku Prishtina do ta sfidojë në derbin lokal, Hajvalinë.

Drita në Gjilan i bënë konak Trepçës ’89, derisa në Prizren, Liria e pret Kosovën e Vushtrrisë. Derisa në Gjilan ndeshja fillon nga ora 13:30, në Prishtinë e Prizren luhet nga ora 15:00.

Raiffeisen Superliga


Java 7

E premte

Gjilani – Llapi 1:1

E shtunë

Feronikeli – Istogu 3:1

Drenica – Besa 3:1

E diel

Prishtina – Hajvalia

Drita – Trepça ’89

Liria – Vushtrria