LAJMI I FUNDIT:

Kampioni pa problem ndaj Istogut

Kampioni pa problem ndaj Istogut

Ferronikeli është rikthyer te fitorja, pasi në xhiron shtatë në Raiffeisen Superligën e Kosovës, ka mposhtur Istogun.

Skuadra e Gani Sejdiu, ka shënuar fitore me rezultat 3-1, falë një paraqitje të mrekullueshme në fushë.

Goli i parë për vendasit erdhi pas 21 minutave, pasi Mevlan Zeka u ndalua në zonë, dhe nga pika e penalltisë shënoi Qemail Elshani.

Në pjesën e dytë mysafirët barazuan nëpërmjet Ilir Sylës, para se ‘Nikli’ të rikthehet në lojë për t’i shënuar edhe dy gola tjerë.


Në minutën e 83-të, Mentor Zhdrella u pengua në zonë, dhe penalltinë e fituar e konkretizoi vetë në gol, ndërsa pesë minuta më vonë, Zhdrella asistoi te Mevlan Zeka i cili shënoi për 3-1.

Pas kësaj fitore Ferronikeli ngritët në pozitën e dytë me 15 pikë të tubuara, një më pak se lideri Trepça ’89. /Telegrafi/