LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Kemi mundur edhe më mirë

Batatina: Kemi mundur edhe më mirë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i lumtur me lojën dhe angazhimin e lojtarëve të tij. Llapi mori barazim 1:1 ndaj Gjilanit në udhëtim.

“Jam i kënaqur me lojën, kemi mundur të dalim edhe më mirë. Jemi duke u kthyer në pozitën në të cilën duhet të jemi”.

“Jam i kënaqur me angazhimin e skuadrës, pasi kemi punuar për të qenë një skuadër e mirë. Pësuam një autogol, dhe më pas arritëm të rikthehemi sërish. Besoj se ka qenë ndeshje e mirë”, tha Batatina pas ndeshjes për Super Sport Kosova.

Ilir Blakqori shënoi autogol, kurse barazoi Benjamin Emini.