LAJMI I FUNDIT:

Të rikthyerat në ligë ndahen në paqe

Të rikthyerat në ligë ndahen në paqe

Gjilani dhe Llapi, ka qenë ndeshja hapëse e javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar.

Dy skuadrat e rikthyera në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, nuk kanë mundur ta mposhtin njëra tjetrën, duke përfunduar sfida në barazim 1-1.

Vendasit e filluan në mënyrë shumë të mirë ndeshjen, duke rrezikuar nga fillimi i saj dhe goli nuk vonoi.

Ishte minuta e nëntë e ndeshjes, kur sulmuesi mysafir, Ilir Blakçorri në tentim për ta larguar topin nga zona shënoi autogol.


Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Gjilanit, e cila u shkrie në pjesën e dytë.

Ishte Benjamin Emini që barazoi shifrat 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Emini doli i vetëm përballë portierit pas asistimit nga Zogiani dhe shënoi për 1-1.

Pas këtij barazimi, Gjilani vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 13 pikë të tubuara, ndërsa Llapi ngritët në pozitën e pestë me tetë pikë. /Telegrafi/