LAJMI I FUNDIT:

Kështu do t’i sigurojë votat Kosova për anëtarësim në UEFA

Kështu do t’i sigurojë votat Kosova për anëtarësim në UEFA

Kosova duhet ta kalojë veç edhe një sfidë drejt anëtarësimit në UEFA. Autoritetet e Prishtinës zyrtare kanë kohë së paku gjashtë muaj që të lobojnë nëpër Evropë për t’i siguruar rreth 36 vota, prej 54 vendeve anëtare të UEFA-s, që Kongresi ta aprovojë kërkesën e FFK-së për anëtarësim. FFK-ja dhe Ministria e Punëve të Jashtme planifikojnë një aksion strategjik për t’i siguruar dy të tretat e votave.

Kosova tashmë e ka kaluar barrierën më të madhe drejt anëtarësimit në UEFA, përkatësisht një nen të statutit të kësaj organizate, i cili deri më tani ia pamundësonte Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) inkuadrimin në familjen evropiane të futbollit, pasi shteti ynë ende nuk është anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), shkruan sot gazeta "Zëri".

Ishte Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ai i cili e tejkaloi këtë pengesë, pasi kërkesën e Kosovës e dërgoi direkt për votim në Kongresin e kësaj organizate.

Pra, për anëtarësimin e Kosovës në UEFA do të votohet në Kongres, diku mes marsit dhe qershorit të vitit të ardhshëm.


Nga kjo del se sigurimi i votave në favor të Kosovës është sfida e fundit e vendit tonë drejt anëtarësimit në UEFA, gjë që i hap rrugë FFK-së të bëhet pastaj shpejt anëtare edhe e FIFA-s.

Udhëheqësit e futbollit kosovar kanë paralajmëruar se tash e tutje do të hidhen në një aksion lobues, për t’i siguruar dy të tretat e votave të Kongresit, përkatësisht rreth 36 vota, prej 54 vendeve anëtare të UEFA-s, në mesin e të cilave ka edhe shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. FFK-ja beson se për t’u bërë anëtare e UEFA-s i mjaftojnë votat e vendeve që tashmë e kanë njohur Kosovën.

Drejtuesit e futbollit kosovar pritet të kontaktojnë apo edhe t’i vizitojnë Federatat e shteteve mike të Kosovës, prej të cilave do të kërkojnë që të votojnë pro anëtarësimit të shtetit 7-vjeçar në UEFA.

Mirëpo, në këtë proces FFK-ja konsideron se i nevojitet edhe ndihma e institucioneve më të larta shtetërore, posaçërisht lobimi dhe ndikimi i Qeverisë në Qeveritë e shteteve tjera evropiane, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në këtë dikaster qeveritar, të cilit i prin ish-kryeministri, Hashim Thaçi, i kanë thënë gazetës “Zëri” se janë plotësisht të gatshëm të punojnë maksimalisht në këtë drejtim, pasi sipas tyre, anëtarësimi i Kosovës në UEFA është një e arritur shumë e madhe jo vetëm për futbollin apo sportin kosovar, por për shtetin në përgjithësi.

“Ministria e Punëve të Jashtme është e përfshirë dhe duke lobuar intensivisht për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Duhet pasur parasysh se votat në UEFA janë të Federatave të pavarura nga politika. Por, Ministria e Punëve të Jashtme në të gjitha takimet argumenton fuqishëm dhe bindshëm, me argumente shumë të qëndrueshme, pse Kosova e meriton që të pranohet në UEFA dhe FIFA”, ka thënë për “Zërin” Ardian Arifaj, këshilltar i lartë i zëvendëskryeministrit Thaçi.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, e ka paralajmëruar përpilimin e një strategjie në kërkim të votave. “Jemi në kontakt me FFK-në dhe jemi duke planifikuar për strategjinë e lobimit. Së shpejti do ta përgatisim strategjinë e përbashkët të veprimit me FFK-në”, tha Selimi për “Zërin”. Ndërkohë, edhe Ministria e Sportit, që udhëhiqet nga Kujtim Shala, i cili është zëvendës i kryeministrit Isa Mustafa, i ka premtuar ndihmë institucionale FFK-së në fazën finale të anëtarësimit në UEFA.

Kosova dhe Botërori

Anëtarësimi në UEFA i hap rrugë Kosovës drejt pjesëmarrjes në eliminatoret e Botërorit 2018. Edhe pse shorti është tërhequr, ekipet janë ndarë në grupe dhe orari është caktuar, zyrtarë të lartë të UEFA-s dhe FIFA-s e kanë siguruar Kosovës se do t’i mundësohet pjesëmarrja, pasi një gjë të tillë nuk e pengojnë as ligjet e dy organizatave. /zëri/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Ligat tjera
Kalo në kategori