LAJMI I FUNDIT:

Istogu shijon fitoren

Istogu shijon fitoren

Më në fund, edhe Istogu ka shijuar fitore në kampionatin e ri.

Madje, “Troftat” e mposhtën Gjilanin, i cili deri më tani është treguar shumë i fortë. Ekipi i Genc Hoxhës të shtunën në Pejë fitoi me rezultat minimal, 1:0, falë golit që e ka shënuar Egzon Gashi në minutën e 62-të të takimit.

Por, duhet theksuar se gjatë 20 minutave të fundit të ndeshjes, gjilanasit kanë luajtur me një futbollist më pak, pasi Arbër Shala është përjashtuar nga loja, raporton Zëri.

Gjilani mbetet në kuotën e 12 pikëve, kurse i ka bërë pesë sosh, me një fitore, dy barazime e tri humbje. Prioritet i Istogut është mbijetesa në Superligë, kurse Gjilani mund ta ndjek titullin e kampionit, nëse i shkon mirë gjatë pjesës së parë të kampionatit.