LAJMI I FUNDIT:

Femrat shfrytëzojnë lejen për miqësore pas tre vjetësh

Femrat shfrytëzojnë lejen për miqësore pas tre vjetësh

Përfaqësuesja e Kosovës është dashur të presë gati tre vjet për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër një përfaqësueseje.

Në dhjetor të vitit 2012, Përfaqësuesja seniore e femrave dhe ato të grupmoshave të reja në të dy konkurrencat, fituan të drejtën nga FIFA për të luajtur miqësore, por deri më tash, femrat kanë luajtur vetëm me klube.

Të shtunën, në Durrës (16:00), Kosova do të jetë mysafire e Shqipërisë, formacione i së cilës dominohet nga lojtaret kosovare.

Ndryshe, ekipi senior i meshkujve ka marrë lejen në janar të vitit 2014 dhe deri më tash ka luajtur miqësore me katër përfaqësuese dhe tri klube.


"Kemi pritur gjatë për shkak se kanë qenë shumë çështje që na kanë shtyrë të mos zhvillojmë ndeshje miqësore me përfaqësuese. Ekipi ynë përbëhet 100 për qind me lojtare që luajnë në ekipe të Kosovës. E liga e Kosovës zhvillohet në periudha të shkurta dhe ne nuk kemi qenë gati të luajmë me përfaqësuese. Nganjëherë është më mirë të mos luash se të luash pa qenë gati", ka thënë përzgjedhësja e përfaqësueses së Kosovës, Afërdita Fazlija, për gazetën Koha Ditore.

Një faktor tjetër për moszhvillimin e ndeshjeve, madje kryesori, ka qenë fokusimi i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për t’u promovuar përmes Përfaqësueses "A" të meshkujve.

Zyrtarët e FFK-së patën pranuar se i kanë lënë anash grupmoshat e reja dhe Përfaqësuesen e femrave, por, sipas tyre, kjo po bëhej për të mirën e futbollit në përgjithësi.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Ligat tjera
Kalo në kategori