LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Shumë shpejt do t’i marrë edhe disa lojtarë në Zvicër

Selimi: Shumë shpejt do t’i marrë edhe disa lojtarë në Zvicër

Trajneri i mirënjohur kosovar, Musa Selimi, që është duke e drejtuar skuadrën e futbollit, Kosova nga Gjeneva e Zvicrës (Kosova Geneve), e ka nisur kampionatin në mënyrë shumë të mirë.

Nën drejtimin e tij, Kosova ka arritur të shënojë dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e para.

Në një bisedë për “Gazetën Tribuna”, Selimi ka thënë se formën e mirë do ta vazhdojnë edhe në ndeshjet e ardhshme.
“E kemi filluar kampionatin shumë, ku kemi arritur dy fitore dhe një barazim. Jam i kënaqur prej momentit që e kam marr drejtimin e skuadrës e deri me sot. Gjithçka ka shkuar shumë mirë. Lojtarët po e japim më të mirën dhe kjo është shumë e mirë. Po ashtu, ka nisur të shtohet edhe numri i shikuesve”, tha Selimi.

Trajneri nga Gjilani, në momentin që e mori drejtimin e skuadrës shqiptare në Zvicër, mori me vete 5 futbollistë kosovarë, por kjo nuk është e tëra, pasi ai planifikon që në afatin e janarit të merr edhe ndonjë lojtar tjerët.


“Unë kur kam shkuar i kam marr disa lojtarë nga Kosova. Blendim Gashin, Regi Kastratin nga Drita, Rinor Halimin dhe Xhevdet Mujin nga Gjilani si dhe Kastriot Rexhepin nga Ferizaj, janë emrat që i kam marr në Zvicër. Po ashtu, kam gjetur një grup të mirë të lojtarëve që kanë qenë pjesë e skuadrave të njohura në Zvicër. Në afatin janarit ka mundësi të marr edhe ndonjë lojtar, por emrat nuk dua t’i përmend njëherë”, theksoi Selimi.

Synimi i Kosovës nga Gjeneva, sipas Selimit, është që në një të ardhme të afërt, të jetë ndër skuadrat më të mëdha në qytetin e Gjenevës.

Klubi i futbolli, Kosova nga Gjeneva, bënë pjesë në Ligën Kantonale të Zvicrës. /Gazeta Tribuna/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Ligat tjera
Kalo në kategori