LAJMI I FUNDIT:

Kosova aranzhon miqësore?

Kosova aranzhon miqësore?

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari, Eroll Saliun, janë takuar sot me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shalën ku e kanë informuar atë rreth zhvillimeve në futbollin e Kosovës, dhe veçmas rreth procesit të ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar.

Përveç kësaj, përmes një komunikate për media, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë bërë të ditur se kanë biseduar me krerët e FFK-së për mundësinë e organizmit të një ndeshje futbolli mes përfaqësues së Kosovës dhe asaj të Maltës.

Nuk është bërë e ditur data se kur mund të zhvillohet kjo miqësore mirëpo nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë me shumë mundësi Kosova do ta zhvillojë në tetor këtë miqësore