Presidenti i FFK-së në një intervistë ekskluzive për portalin, Sporti 1 ka folur në lidhje me vendimin e fundit të UEFA-së që për pranimin e Kosovës të vendoset në kuvendin e ardhshëm.
“Kjo është një fitore e vogël, që shpie drejt një fitoreje të madhe”, ky është mendimi kryesor i presidentit të Federatës së futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së që të vendos në kuvend për pranimin e FFK-së.
Presidenti, Vokrri është shprehur i kënaqu sidomos me faktin, se Kosova është liruar nga pengu politik që e ka mbajtur për vite të tëra.
Sipas statutit në fuqi të UEFA-së një anëtar i ri mund të bëhet pasi që është anëtarësuar në Organizatën e kombeve të bashkuara, nen ky që ka hyrë në fuqi më 2001 me insistimin e Federatës serbe, asaj spanjolle e ruse të futbollit, transmeton gazetatribuna.
“Mendoj se është një hap i rëndësishëm, pasi që tani nuk varet pranimi nga neni i OKB-së, kjo situatë është zhbllokuar”, tha Vokrri.
Ai tani më ka filluar të bëjë edhe planet për vet asamblenë e përgjithshme të UEFA-së që pritet të mbahet në mars të vitit 2016 në Budapest.
“Sipas praktikës juridike duhet siguruar 2/3-tat e votave, atëherë i bie se na duhen 36 nga 54 votat, e neve na kanw pranuar 37 shtete”.
Pritet një diplomaci sportive, deri sa Federata serbe ka premtuar se do të lobojë në të kundërtën.
“Reagimet nga Beogradi nuk më befasojnë, por mendoj se tash është hequr barriera politike tash nëse dëshirojnë me na bllokuar ato shtete që na kanë pranuar kjo del jashtë kontekstit. Gjithsesi, se do ta riaktivizojmë edhe lobimin përmes Ministrisë së punëve të jashtme”.
Është hera e parë që UEFA le anash një nen, për një vendim kaq të rëndësishëm, por presidenti Vokrri tregon arsyet.
“Mendoj se së pari ndikoi vullneti i mirë, angazhimi i vet presidentit, Platini, që ishte kyç në gjithë këtë proces, pastaj dua të falënderojë për angazhimin e tyre edhe presidentin, Armand Duka e atë të Federatës kroate, Davor Shuker”.
Gjatë takimet të tij në Maltë, pos takimit revyal të presidentëve të federatave të futbollit kundër atyre të sekretarëve të përgjithshëm, Vokrri e sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë pasur takime të shumta.
“Kemi pasur mjaft takime të rëndësishme, mendoj se çdo gjë lidhet me pranimin, por ne kemi hasur në një vullnet të mirë, për përkrahje të rëndësishme në zhvillimin e futbollit, por edhe kjo çështje kërkon kohë, ndërsa kemi premtime se do të shkurtohen edhe afatet e duhura kohore për anëtarësim të plotë edhe në FIFA e paraqitje në garat e rëndësishme evropiane e botërore”, tha Vokrri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?