LAJMI I FUNDIT:

Futbolli kosovar, më mirë me të huaj

Futbolli kosovar, më mirë me të huaj

Lojtarët e huaj janë të mirëseardhur në futbollin kosovar. Mirëpo, ata duhet të jenë më kualitativë sesa lojtarët vendorë për ta merituar të luajnë në Superligë. Ky është vlerësimi i njohësve të futbollit, të cilët besojnë se lojtarët e huaj e rrisin kualitetin e futbollit në vend. Këtë vit, në elitën e futbollit janë regjistruar rekord të huajsh – 11

Futbolli kosovar është vërshuar nga lojtarët e huaj sivjet. Janë plot 11 lojtarë që janë regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës para fillimit të sezonit 2015/16. Një numër aq i madh i lojtarëve të huaj nuk mbahet në mend të jetë parë ndonjëherë në futbollin tonë.

Njohësit e futbollit mendojnë se lojtarët e huaj janë të mirëseardhur në futbollin kosovar, pasi mund të shtohet konkurrenca dhe të rritet kualiteti.

Mirëpo, ata thonë se të huajt duhet të kenë diçka më shumë se lojtarët vendorë për ta arsyetuar besimin e dhënë.


“Kjo është një shenjë e mirë që po vijnë të huajt, sepse po hyjmë në tregun evropian. Kjo është progresive. Për mua nuk ka rëndësi prej nga është lojtari. Më e rëndësishme është të jetë cilësor”, thotë për “Zërin” trajneri, Bylbyl Sokoli.

“Lojtarët e huaj që vijnë janë të mirëseardhur, por duhet të jenë cilësorë. E ata që janë cilësorë janë të kushtueshëm. Nuk e di nivelin e këtyre që kanë ardhur”, vazhdoi “Profa”.

Trajnerët, Hysni Maxhuni dhe Ajet Shosholli, konsiderojnë se transferimi i lojtarëve të huaj është një infuzion për futbollin kosovar. Por, njëjtë si Sokoli edhe trajnerët me përvojë theksojnë se këta lojtarë duhet të jenë mjaft cilësorë, pasi në të kundërtën nëse janë të të njëjtit nivel me ata vendorë s’ka kuptim të angazhohen dhe të paguhen disa fish më shtrenjtë se lojtarët e këtushëm.

Ejupi: Futbolli kosovar ka nevojë për lojtarë të huaj

FC Prishtina ka sjellë në skuadër tre lojtarë të huaj, dy prej tyre koreanë dhe një malazez. Viteve të fundit, Bardhekaltrit kishin luajtur vetëm me lojtarë vendorë, por tash e kanë ndërruar qasjen.

“Deri tash u kemi dhënë përparësi më shumë lojtarëve vendorë, ndërsa tash po bëhemi gati, pasi po thonë se do të pranohemi në mars. Mirëpo, nëse kjo nuk ndodh dikush duhet të japë përgjegjësi, pasi klubet po shpenzojnë më shumë këtë sezon, duke shpresuar se do të marrin pjesë në garat evropiane nga sezoni i ardhshëm”, theksoi kreu i klubit prishtinas për gazetën Zëri.

“Ne njëkohësisht mundohemi t’ua japim rastin edhe lojtarëve të rinj për t’i bërë gati dhe për t’iu dhënë përvojë. Kështu duhet të veprojnë edhe klubet tjera. E atyre ua kemi shtuar edhe lojtarët e huaj, për të bërë konkurrencë të shëndoshë”, vazhdoi Ejupi, i cili ndihet i shqetësuar për faktin se kur ka mbetur më pak se një vit deri tek pjesëmarrja e klubeve në gara evropiane (të paktën sipas premtimeve të FFK-së), klubet nuk janë askund me kritere.

Janë pesë klube që kanë transferuar gjithsej 11 futbollistë këtë verë, duke e bërë, nëse jo më cilësor, të paktën më interesant dhe atraktiv futbollin kosovar.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Sport vendor
Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Premier League
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori