LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet fuqishëm Memaj i Lirisë

Rikthehet fuqishëm Memaj i Lirisë

Futbollisti Blendi Memaj ishte më meritori i fitores së skuadrës së Lirisë, duke realizuar dy gola kundër skuadrës së Llapit, duel të cilën e fitoi skuadra ‘bardhezi’ me rezultat 5:2.

Formë të lartë në këtë ndeshje tregoi mesfushori Blendi Memaj, i cili e ndihmoi skuadrën e tij që të arrinte fitoren e dytë këtë edicion.

Ai është shprehur i lumtur që ka ndihmuar Lirinë në arritjen e këtij rezultati pozitiv, derisa shpreson se do të vazhdojë që edhe në ndeshjet tjera ta dëshmojë formën e tij.

“Padyshim që është një ndjenjë e mirë kur shënon gol. Kjo paraqitje e mirë e nga ana ime ka qenë një lehtësim për mua pas lëndimit edhe kohës gjatë që kam qëndruar jashtë fushave të blerta. Golin e fundit zyrtare e kisha shënuar në gjysmëfinalen e U-21 në Turqi në fanellën e Besiktas-it. Më ka munguar shumë futbolli, prandaj po ndihem mirë që iu riktheva në këtë mënyrë futbollit duke shënuar gola”, ka thënë për KosovaLive, mesfushori Memaj.


Futbollisti i skuadrës së Lirisë ka zbuluar se golat ia ka dedikuar në veçanti tifozëve të cilët ishin të pranishëm në atë ndeshje, e po ashtu gjithë Prizrenit. Mesfushori po shpreson se këtë formë të lartë nëpër të cilën po kalon aktualisht ta mbajë edhe në xhirot e ardhshme.

“Besoj që do te vazhdoj të tregoj edhe më tutje lojë të mirë, e kështu të arrijmë sa më shumë rezultate pozitive. Së bashku me lojtarët e skuadrës do të vazhdojmë të punojmë sa më shumë pasi që posedojmë kualitete të larta individuale, kështu që synojmë që të jemi sa më lart tabelës”, ka pohuar, Memaj.

Nuk ishte vetëm ndeshja kundër Llapit, përballje të cilën Memaj tregoi formë të lartë. Ai edhe ndaj skuadrës së Istogut ishte njëri nga lojtarët kyç të skuadrës së Lirisë. Ai ka falënderuar shtabin teknik që ia ka dhënë mundësinë e po asht e kanë motivuar atë, të tregojë formën e tij të kartë prej futbollisti.

Pas lëndimi që ai kishte pësuar e që e lanë atë jashtë futbollit, Memaj ka theksuar se ndeshja ndaj Llapit ishte rikthimi më i mirë i mundshëm i tij.

Blendi Memaj vetëm 20 vjeçar ka qenë për tri vite e gjysmë pjesë e futbollit turk, duke bartur kështu fanellën e Besiktas-it për grupmoshën U-17, U-18 dhe pastaj edhe të ekipit B.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Sport vendor
Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Premier League
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori