LAJMI I FUNDIT:

Ëndrrat e Albanës

Ëndrrat e Albanës

Albana Arifi në moshë të re ka arritur një sukses që as nuk e kishte ëndërruar. Tash ëndërron për një sukses tjetër, që është i përafërt me suksesin që e ka.

Të dy sukseset e hendbollistes së re kosovare kanë të bëjnë me olimpizmin.

19-vjeçarja vjet me Suedinë mori pjesë dhe fitoi medalje në Lojërat Olimpike për të rinj që u mbajtën në Nanjing të Kinës. Tash ëndërron që me Suedinë të paraqitet në Lojërat e vërteta Olimpike, ato për sportistët seniorë. Albana e di që ka pak gjasa të luajë për Suedinë në "Rio 2016", por është e vendosur që të jetë pjesë e Lojërave Olimpike të vitit 2020.

"Si sportistë zakonisht krijojmë disa ëndrra. Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike për të rinj nuk ka qenë as pjesë e ëndrrave të mia. Natyrisht kjo përvojë ka qenë dhe është ende kulmi i të arriturave të mia në hendboll. Fakti që pos pjesëmarrjes jam stolisur edhe me medalje olimpike, e bën këtë fakt edhe më të rëndësishëm", ka thënë Arifi në një bisedë për gazetën Koha Ditore.


Ajo ka mbetur e impresionuar me organizimin që kanë bërë kinezët për Lojërat Olimpike verore për sportistë të rinj.

"Si duket kinezët dinë shumë mirë të organizojnë ceremoni dhe ngjarje të kësaj përmase. Hapja dhe mbyllja e Lojërave Olimpike për të rinj do të më mbetet një prej kujtimeve më të bukura".

Për Albanën, paraqitja në Lojërat Olimpike tash është synimi kryesor në karrierën sportive.

Në trend Sport

Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Kalo në kategori