LAJMI I FUNDIT:

Një copëtim me forcë lind një qëllim të përhershëm

Një copëtim me forcë lind një qëllim të përhershëm

Pa ribashkimin shpirtëror dhe tokësor të kombit tonë, a mund të përparojë dhe lulëzojë Shqipëria? A mund të ecë, të këndojë, të buzëqeshë normalisht një trup i gjymtuar, një Shqipëri e mbajtur e ndarë me forcë? A do të nëpërkëmbej një Shqipëri natyrale? A do të sillte bashkimi një shtet siç e dëshiron një shqiptar i sinqertë? A do të bëheshin shqiptarët më pastaj një forcë udhëheqëse, ndriçuese, bashkuese dhe edukuese në rajon?

A do të formohej një hapësirë e madhe shqiptare në tregti, industri, bujqësi, energji, financë, ndërtim, burime natyrore, punësime, shkollim dhe shkencë, gazetari, ide, botime letrare dhe shkencore, sport, art, arsim dhe trashëgimi? A do të krijoheshin vepra të mëdha industriale, kulturore, krijuese, ndërtimore, artistike, botuese, muzikore, ideore, letrare dhe ushtarake? A do dilnin skuadrat sportive shqiptare kampion bote? A do të rritej fuqia e forca për të mbrojtur vetveten dhe trashëgiminë kulturore? A do të arrihej më pastaj pavarësia e plotë shqiptare, një shtet i qartë politikisht shqiptar dhe jo një plaçkë lufte për të tjerët? A do të përballoheshin si duhet në të ardhmen sfidat ndërshtetërore ekonomike, ideore, ambientale dhe ushtarake? A do të kishte një ushtri ku i dobëti do forcohej dhe i forti do tregonte veten? A do kishte një ushtri cilësore, profesionale, e respektuar në tokë, ajër dhe det?

A do të përshkelej dhe grabitej Shqipëria e copëtuar si deri më tani? A do të dëgjohej fjala dhe kënga shqipe përreth? A do ta donte dhe nderonte më shumë vetveten shqiptari dhe si rrjedhim do të nderohej më shumë prej të tjerëve? A do të kërkonte shqiptari cilësi më të lartë jetese, banimi dhe veshje, mendimi, shkollimi, shërbimi, mjekimi, kushtesh pune dhe ambienti? A do të harmonizohej ushqimi dhe punësimi i popullatës me tërë hapësirat shqiptare të bashkuara? A do të kishte çmime më të ulëta për blerësin vendas për shkak të një tregu të madh të lirë me prodhime vendase? A do të krijohej një treg i brendshëm turistik që do gjallëronte çdo cep të vendit? A do të ruhej akoma më shumë ambienti dhe natyra shqiptare? A do të riemëroheshin në Shqip emërtimet vendore jo-shqipe? A do të rigjallërohej Arbëria dhe arbrit?


A është ribashkimi shqiptar shembull i vazhdueshëm i harmonisë dhe i nevojshëm për bashkimin e tanishëm evropian? A shkon ribashkimi shqiptar në paralel me atë evropian? A do jetë harmonia e gjithanshme e ribashkimit shqiptar një shembull udhëheqës për rajonin e Evropës Juglindore dhe kështu një faktor themelor i paqes në këtë rajon dhe tërë Evropën? A do të krijoheshin institucione fetare me qendër e kontroll kombëtar, në gjuhë shqipe, besnike ndaj kombit tonë, me qëllime dhe ide shqiptare, me para të qarkulluara brenda ambientit shqiptar? A do të zbulohej dhe ruhej akoma më shumë trashëgima e kulturës së lashtë arbërore? A do të krijohej ambienti për lulëzim më të sipërm të mendimit të lirë shqiptar, krahasimit të ideve dhe thellimit të zgjuarsisë? A do të investohej dhe nderohej më shumë shkolla shqiptare? A do të kishin fëmijët një rritje më të mbarë me ndjenja krenarie për vetveten dhe misionin e shenjtë që mbartin?

A do të krijohej një qëllim i madh kombëtar ku shqiptarët e shpërndarë nëpër botë të sillnin përvojat e tyre përparuese dhe zhvilluese? A do të kërkonte një Shqipëri e ribashkuar më shumë investime, rrugë, ndërmarrje ekonomike, banka dhe institute profesionale? A do kishte më shumë qarkullim të lirë monetar dhe si rrjedhim më shumë zhvillim? A do të krijoheshin më shumë ndërmarrje shërbimi dhe njerëzit do t’i plotësonin nevojat më shpejt, me lehtë e më lirë? A do të shkruheshin ligje të respektueshme dhe të zbatueshme? A do të lidheshin e ndërlidheshin akoma më shumë me të gjitha mjetet e mënyrat tërë rajonet shqiptare? A do të jetonin njerëzit më mirë, me më shumë të ardhura? A do të kishte prodhim industrial, bujqësor dhe ideor shqiptar më të madh e me cilësi më të lartë? A do të shpërndaheshin më mirë të mirat materiale të vendit? A do shijoheshin më shumë ujërat e pijshëm arbërorë? A do kishte një shërbim shëndetësor të lavdëruar prej të gjithëve?

A do të forcohej dhe përhapej më shumë gjuha shqipe-arbërore e folur dhe e shkruar? A do të shihej më kjartë se sa e pasur dhe shprehëse është gjuha shqipe, gjuha më e vjetër në Evropë dhe Mesdhe? A do të ngjiteshin idetë shqiptarë akoma më lart duke i shërbyer akoma më shumë harmonisë së brendshme shqiptare dhe rajoneve përqark? A do të ruhej raca dhe trashëgimia familjare shqiptare-arbërore? A do të forcohej edukimi familjar, qytetar dhe kombëtar nëpërmjet një respekti shoqëror të gjithanshëm? A do të përfshiheshin më shumë në këtë përparim të gjithanshëm kulturor dhe ekonomik shqiptar edhe pakicat e tjera kombëtare? A do ta ndriçonte akoma më shumë shqiptari shpirtin dhe trashëgiminë e tij?

A do ta ndjenin njerëzit se respekti ndaj interesit të përbashkët jep forcë të gjithanshme për më shumë dhe për të mirën e të gjithëve? A do të sigurohej shumë më mirë qenia shqiptare dhe do të shpëtoheshin edhe pjesët e rrezikuara të saja? A do të rritej kujdesi për bashkësitë shqiptare më banim jashtë kufinjve? A do të zgjoheshin shqiptarët e vetëharruar apo të vetmuar në dhe të huaj kur lavdia arbërore të rrezatonte në të gjitha drejtimet? A do ta njihnin shqiptarët më shumë njëri tjetrin? A do ta ndanin shqiptarët më shumë punën dhe prodhimin mes vedi? A do të thellohej akoma më shumë bashkimi shqiptar? A do sillte kështu bashkimi fuqinë dhe çudinë?

Në trend

Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Magazina
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Kalo në kategori