LAJMI I FUNDIT:

Protesta si (para)gjykim sociologjik!

Protesta si (para)gjykim sociologjik!

1.Frika ime mbi mundësinë e dështimit të protestës së paralajmëruar, doli të ishte deri-diku e arsyeshme! Pjesëmarrja e vogël, sloganet pa imagjinatë, dekori, fryma e pompozitetit, mungesa e sensit social, fuqia e argumentit medial, ishin vetëm disa indikatorë sociologjikë që mund të japin një kornizë bazë për një analizë më të thellë.

2. Kam pritur një defrustrim që do prodhonte një demonstrim shumë më fascinues, dhe jo vetëm për konsumin e brendshëm, por edhe atë të jashtëm. S’ndodhën as njëra pritje e as tjetra!

3. Shkaqet e mungesës së një demonstrimi masovik midis tjerash kujtoj duhet kërkuar te këshilli organizativ, i cili për mendimin tim fare s’ja ka arritur ta "prekë" damarin apo atë indin kryesor të pakënaqësisë tek qytetarë kosovar, pastaj t’i identifikojë dhe artikulojë më prerazi si kërkesat, ashtu edhe nevojat e tyre.


4. Nga kjo protestë doli një konstatim social për lidershipin opozitar (AAK-në dhe NISMA-n), i cili gjykoj qytetarëve u dërgoi mesazhin kryesor se më ta ndryshimi i paralajmëruar është i zbehtë, e për të mos thënë edhe i pamundur!

5. Tjetër, është dashur të masovizohet kjo protestë duke dhënë informata të sakta lidhur me problemet e pakënaqësisë sociale, pra thellimit të varfërisë ekstreme, ngase kjo shtresë i ka arsyet më të fuqishme për të dalë në rrugë, e jo të "kapen" për emra e mbiemra!

6. Duket që kjo protestë ishte më tepër një lloj satisfaksioni moral për pamundësinë e marrjes së pushtetit gjatë "ngërçit" nga ana e lidershipit opozitar!

7. Një arsye tjetër që opozitarë gabimisht e kanë kalkuluar, kur është në pyetje niveli i masovizimit të protestës, është "loja" që ua bëri Qeveria me hapjen e kanalit për arratisje nga Kosova e kontingjenteve më të frustruara dhe më të pakënaqura me qeverisjen aktuale!

Në trend

Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Magazina
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Kalo në kategori