Nëse analizojmë aspektin kohor komparativ të fazës shtetndërtuese evropiane, mund të vërejmë se popujt e ndryshëm që krijuan shtetet e tyre ishin në gjendje të vështirë ekonomike, sidomos gjatë fazës së tranzicionit e deri te zhvillimi i kohës së re. Pra, ishin në gjendje më të keqe dhe arritën të zhvillohen dhe të forcohet standardi jetësor në përgjithësi, ndërsa te ne ndodh e kundërta!
Pikërisht ky fenomen i çuditshëm është si rezultat i politikbërjes destruktive dhe amatore në shumë raste.
Nëse shikojmë krijimin e të ardhurave buxhetore të shtetit, shumica e shteteve të zhvilluara ku ligji ka zbatueshmëri dhe ka politika ekonomike të shëndosha, mund të konkludojmë se buxheti i tyre krijohet mbi bazën e prodhimit të brendshëm dhe eksportit që ato krijojnë me shtetet tjera.
Kurse, në Kosovë krijimi i buxhetit – apo më mirë të themi shumica e buxhetit të shtetit – krijohet mbi bazën e importit nga ana e doganave.
Privatizimi i ndërmarrjeve në mënyrën më të vrazhdët të mundshme ka bërë që ndërmarrjet publike e shoqërore të paralizohen e në disa raste fabrikat janë shndërruar në klube dhe diskoteka.
A nuk është ky dështim i shtetit?!
Nga ky privatizim shkatërrues për vendin u reduktuan dhe u hodhën në rrugë rreth 80 mijë veta.
Ne kemi nevojë të hapim vende pune e jo të reduktojmë dhe të hedhim punëtorët në rrugë. Nëse privatizimi i ndërmarrjeve publike do të bëhej me spin-off special, sigurisht se shtetet tjera do të na kishin lakmi dhe do të ishim faktorë gjenerimi ekonomik në Ballkan e më gjerë.
Politikat jo të favorshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në veçanti, ndikuan që bizneset mezi të mbijetojnë dhe jemi dëshmitarë të kaosit dhe vështirësive të shumta të këtyre bizneseve si dhe mbylljen e mijëra bizneseve.
Rëndësi të veçantë po ashtu ka mungesa e zbatimit të legjislacionit në aspektin e prurjes së investitorëve seriozë në Kosovë.
Derisa shumë njerëz të politikës në deklaratat e tyre nëpër media thonë se janë të interesuar që të tërheqin investitorë në Kosovë duke ju krijuar kinse kushte privilegjuse për këta investuar, faktikisht ndodh e kundërta. Politikat kriminale kanë ndikuar që këta politikanë të largojnë investitorët nga vendi jonë. Kemi qenë dëshmitarë, kohën e fundit, ku shumë afaristë që investuan kapitalin e tyre në Kosovë janë larguar si rezultat i diskriminimit nga shteti duke tërhequr kapitalin e tyre në Maqedoni, Bullgari etj.
Është më se e logjikshme që asnjë afarist i cili qarkullon miliona e miliarda euro nëpër botë nuk do ta njolloste emrin e tij e as të ndërmarrjes që ai përfaqëson dhe të japë mito ndonjë ministri të etur të Kosovës për të hyrë në tregun tonë.
Migrimi masovik i qytetarëve në Hungari është një sinjal i qartë se kjo politikë është e devijuar dhe ka ndikuar që të ikin mijëra njerëz. Deklaratat e politikanëve përkitazi me këtë ishin thuajse ata qytetarë kanë ikur nga luksi i tepërt e jo nga varfëria. Sepse, sipas tyre, nëse ke iphone atëherë nuk mundesh me qenë i varfër!
Nëse dëshirojmë që vendi jonë të zhvillohet dhe të lulëzojë, duhet të kemi kujdes gjatë zgjedhjeve komunale dhe parlamentare. Ajo çka duhet të bëjmë është që votën tonë ta dërgojmë në vendin e duhur, në njerëzit e duhur.
Derisa votojmë njerëzit që treguan veten dhe e quan vendin në këtë gjendje katastrofale, do të kemi këso jete.
Duhet t’i themi stop kleptrokracisë, korrupsionit, nepotizmit… të cilat ndikuan si një kancer vdekjeprurës për qytetarët. Edhe pse ka shumë për të thënë, dua të përfundojë me një fjali: Dikush duhet me pagu këtë llogari, s’kam porositur këso jete!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?