“Vetëdije e kushtëzuar do të thotë ta jetosh jetën duke u ndjerë fajtor për të shkuarën dhe në ankth për të ardhmen, duke mos qenë kurrë në gjendje ta jetosh të tashmen” (Russell Targ)
Do të ishte e drejtë nga Zoti, por edhe nga populli, që shtetit t’i prijnë njerëzit e mirë, por edhe të pasur njëkohësisht, në mënyrë që vendi ta marr të mbarën. Për fat të keq, në realitet dhe në praktikë po ndodh krejtësisht ndryshe, madje e kundërta!
Tranzicioni nga një ideologji në tjetrën, nga një sistem në tjetrin, veçanërisht te ne shqiptarët, po zgjat shumë dhe po shoqërohet nga një luftë e egër për pushtet. Njerëzit tanë sikur i ka kapluar frika e të qenit të lirë! Liria vërtetë i ka dy anët e medaljes. Ajo është e mirë, por edhe e rrezikshme njëkohësisht. Liri do të thotë t’i japësh llogari vetvetes.
Llogaridhënia vetvetes është shumë më e rëndë se sa llogaridhënia të tjerëve. Njerëzit që nuk janë përballur me vetveten, si ata fetarë ashtu edhe ata jofetarë, bien dakord në një gjë: se liri nuk ka. Njeriu nuk është i lirë, vetëdija e njeriut përcaktohet prej forcave të jashtme, nga tradita, nga rrethi i jashtëm! Kjo në fakt është logjike, është forca e jonë e jashtme, është statusi i jonë ekonomik.
Hegeli në konceptin e tij për të drejtën, shprehet se sjelljet njerëzore duhet të kuptohen si veprime individësh, ku individi është i ndërgjegjshëm, për liritë e tij, dhe e shpreh atë nëpërmjet akteve të vullnetshme. Shtetin Hegeli e përshkruan si një sintezë e së përgjithshmes me të veçantën, të familjes dhe individit, ku mbrojtja e lirisë së individit, sipas tij, do të bëhet nga shteti. Shteti është kështu një organizëm i cili kërkon të zhvillojë idenë e lirisë në maksimumin e saj dhe të arrijë liri objektive, vetëm në qoftë se anëtarët e tij individualë e bëjnë këtë. Në këtë mënyrë, ligjet e shtetit shfaqen si manifestim i rregullave racionale të sjelljes së qytetarëve.
Atë që Hegeli e quan shtet-trashëgimi, predikuesit e quajnë Zot, politikanët e quajnë shoqëri… Të gjitha këto janë forca të jashtme, veprimi i të cilave ta kushtëzon lirinë. Kjo do të thotë se është e vërtetë që ti nuk je i lirë!
Pasi që lindim të lirë, pa asnjë kusht, ne duhet të përballemi me jetën, të mos i shmangemi përgjegjësisë, duhet të ballafaqohemi me të vërtetën. Sa më parë të pranojmë të vërtetën, aq më mirë është, sepse fillojmë të jemi vetvetja, të krijojmë unin tonë unik.
Njeriu lind vetë, por jeton me të tjerët, kuptimin e ka brenda vetes. Kuptimi i tij nuk është për të tjerët. Ai jeton për veten, duke shërbyer për të tjerët. Kudo që të jemi vetëm, nuk e ndjejmë veten mirë, e ndjejmë mungesën e rehatisë. Kërkojmë qetësinë (lirinë) në familje, në shoqëri, në punë, nëpër klube të ndryshme…
Të rrallë janë personat që në kohë të caktuar kërkojnë të jenë vetëm dhe të shpalosin vetveten. Të jesh vetëm është shumë vështirë, e pazakontë dhe e panatyrshme, sepse kur ti je vetëm, nuk kërkon të transformohesh, nuk kërkon të zbulosh veten.
Të jetosh do të thotë të jesh pronar i vetvetes, të jesh zot i vetvetes dhe familjes tënde. Jeta është një sfidë me shumë të papritura. Përditshmëria ta imponon të takohesh dhe të përballesh me shumë sfida; bukuria e kësaj është që të dish ta luash lojën e jetës.
Për mua segmente të lojës së jetës janë tri: të punosh, të shijosh dhe të bësh llogari! Duhet ta ruajmë personalitetin tonë, të mos bëjmë sjellje dhe vepra në dëm të tjetrit, vepra të cilat do të na lëndonin neve nëse na i bën dikush. Çdo gjë duhet ta transformojmë në disponim dhe në gëzim.
Njeriu pa dashuri mund të jetë i pasur, i shëndoshë, i njohur… por, ai nuk mund të jetë i arsyeshëm! Gjëja e parë që duhet të mësojmë është të jemi besimtarë, të guximshëm, të kujdesshëm, trima.
Shtrohet pyetja pse na nevojiten pikërisht këto? Na nevojiten sepse jemi të rrethuar nga shumë rreziqe, nga shumë të papritura. Njeriu me besim të plotë dhe trim është i gatshëm ta dëbojë frikën. Të tillët e shijojnë jetën. Ja pra pse na u dashka besimi dhe trimëria. Frikacakët vetëm jetojnë, ata nuk arrijnë të shijojnë jetën, sepse e gjithë jeta e tyre është ngritur nga frika, ndërsa jeta në të cilën dominon frika është një e keqe që të përcjellë deri në vdekje. Nëse nuk përballesh me të, ajo të ndjek. Grupe të ndryshme sekrete për interesa të caktuara kanë shpikur njëmijë e një formula për ta frikësuar njeriun, për t’ia futur frikën në palcë.
Njerëzit kërkojnë forma të ndryshme për t’i ikë frikës, por edhe për t’i arsyetuar dështimet. Disa kërkojnë ndihmë nga mjeku, disa-disa shkojnë në xhamia apo kisha, disa pinë alkool, disa marrin drogë…
Personi që arrin te ngrihet në lartësinë e duhur nuk shqetësohet. Ai nuk është fatkeq, ai nuk i frikohet vdekjes, ai nuk merret me sende të vogla. Ai jeton jetën e plotë dhe me interesim të shprehur. Jeta e tij është e mrekullueshme, jeta e tij është plotë dashuri e lumturi.
Mendja, besimi, të sjellin lumturi – qetësi bashkë me lirinë. Kjo qetësi është liria absolute. Kjo lloj qetësie transformohet në art, në dashuri dhe në krijimtari. Në botë vetëm njerëzit që kanë njohur veten mund të jenë të lumtur dhe të gëzuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?