LAJMI I FUNDIT:

E keqja e Prizrenit nuk është vetëm Ramadan Muja

E keqja e Prizrenit nuk është vetëm Ramadan Muja

Vjedhja e parasë publike nëpërmes përqindjes së tenderëve publik për cilin do nivel të qeverisjes, kudo në Kosovë, si fenomen ka kohë që nuk bën lajm interesant për qytetarët e Kosovës. Taktikat korruptuese dita-ditës po perfeksionohen.

Si për çdo gjë që dallon, Prizreni ynë ka edhe një të veçanet të madhe. Ai ka kohë që qeveriset nga një kryetar i dënuar me vendim gjykate. Se delli prej hajni e matrapazi nuk lind në pleqëri, e dëshmon koha e prodhimit të “arsimtarëve” të histori-gjeografisë në ish Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës ku “profesor” Muja për vite të tëra ishte “ligjërues” në këtë fabrikë kuadrosh për shkolla fillore!

Ardhja e tij me vota të vjedhura në krye të komunës së Prizrenit, për “profesor” Mujën nuk ishte sfide e madhe. Ai me vete në krye të Komunës së Prizrenit solli edhe përvojën e tij paraprake, por në një pozitë që atij i dha më shumë mundësi për pasurim të jashtë ligjshëm .


Pak më lartë është e cekur se Prizreni dallohet për veçanti të mëdha. Po, përveç atyre që i njohim e dimë, ne Komunën e udhëhequr nga i dënuari Ramadan, një gjë më ra në sy e për të cilën nuk mendoj se është e vetme! Me të hyrë në faqen e internetit të Komunës së Prizrenit, në e zyrën e prokurimit, në linkun “njoftim për kontratë” , gjeta një gjë shumë interesante: hasa në një tender fiktiv i vitit 2014, i shpallur për një fshat që e njohë mirë, një tender në vlerë rreth 45 mijë eurove, përfituese e së cilës është kompania financuese e partisë së Ramadan Mujës.!

Nëse nuk e kuptoni, këtu nuk bëhet fjalë për vjedhje të një përqindje të caktuar nga paratë publike, por shpallje të fituesve të tenderëve në vlera mijëra euro pa punuar as një punë kurrë! Se ku shkuan ato para, e në çfarë mënyre perfide vidhet këtu, vërtetë është tepër të komentohet.

Për këtë gjë që po shkruaj, të njëjtat janë të verifikuara, e për të njëjtat, nëse dikush mendon se nuk është kështu, ai e din vendin e unë mbajë përgjegjësi penale. Në të kundërtën nuk e kam ndërmend ta vet denoncojë aty ku ishte dashtë, për arsyen e thjeshtë, se të njëjtat janë instrumente e që nuk e kam as më të voglën arsyeje t’ju besojë.

Personalisht nuk kam asgjë kundër askujt, nëse dikush e kërkon të kundërtën unë jam këtu.

Por, ata duhet ta dinë se marrja me punë publike natyrisht se kërkon përgjegjësi të lartë morale. Por, mua dhe secilin qytetar të Komunës së Prizrenit, kërkimi i moralit nga të pamoralshmit që qeverisin me ne, vërtet është ofendim i vetvetes tonë. Prandaj, këtë vetëm e thash sa për me dëshmu se ne e dimë se kush ishit ju para do viteve.

Të jesh në pozitë qeverisëse nuk nënkupton të vjedhësh taksat e qytetarëve me të cilat je i ngarkuar ti menaxhosh. Sistemet e mirëfillta demokratike për mbikëqyrjen e pozitës qeverisëse e kanë përballë një opozitë e cila nuk është e përjashtuar nga menaxhimi i punëve dhe parave publike. Përkundrazi, ajo është aty për ta korrigjuar e për ta mbikëqyrë pozitën.

Se në Prizren ka kohë që nuk ka opozitë, përkundër disa zërave individualë, kjo tani më është sekret publik. Pozitë e opozitë për interesa të tyre individuale e klanore, përfitimi të milionave, publikisht e tinëzisht i gjen së bashku. Mafia më e madhe është ajo e ndërtimit. Prizreni i dallueshëm për shumëçka, dallon edhe për marrjen e vendimeve “unike” në favor të mafisë së ndërtimit, asaj që e ka degradua vet qytetin. Zaten edhe shumica e asamblistëve të pozitës dhe opozitës ose janë biznesmenë ndërtimesh ose sekserë tenderësh.!

Prandaj, për ta vërtetuar këtë, ju them një të vërtetë interesante: një asamblist nga radhët e “opozitës” ishte nda nga bashkësia familjare me vëllezërit e tij. Trualli i shtëpisë së re na i ishte në periferi të katundit, goxha larg nga qasja në rrjetin kryesor të kanalizimit. Për këtë gjë, në shenjë ndihmese për mikun nga pakti i fshehtë, pushteti i hajnisë në Prizren e urdhëron zyrën e prokurimit që t’i fillojë procedurat e përshpejtuara për kurdisjen e një tenderi me tre ofertues, me qëllim shtrirjen dhe lidhjen e shtëpisë së këtij “opozitari” në rrjetin e kanalizimit!

Këto që i thash natyrshëm nuk janë të vetmit shembuj që tregojnë për format e vjedhjes dhe keqpërdorimit të parave publike, por janë të mjaftueshme për faktin se qytetarëve të Prizrenit, me këtë garniturë politike, i mungon alternative për ndryshim, kurdo që mbahen zgjedhjet – të rregullta apo të jashtëzakonshme kofshin ato.

Kjo e vërteton se hajnat dhe kriminelet, përkundër logove politike, ata i bashkon misioni.

Prandaj, e keqja e Prizrenit nuk është vetëm plaku, i dënuari Ramadan Muja.

Në trend

Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Magazina
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Kalo në kategori