Shqipëria ia refuzoi ftesën Rusisë, të udhëhequr nga Vladimir Putin, për të marrë pjesë në paradën ushtarake në përkujtim të 70-vjetorit të fitores mbi nazizmin. Nuk është vetëm Shqipëria, por edhe një sërë shtetesh në BE, ata të cilat ia kanë refuzuar ftesën Moskës zyrtare.
E përballur fuqishëm me një “sulm politik” nga BE-ja lidhur me aneksimin e Krimesë, Rusia e Putinit sërish duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga politika e vet. Rusia e ka marrë tashmë Krimenë dhe nuk kërkon as bisedime lidhur me këtë çështje. Zyrtarët e lartë rusë nuk i kanë ndalur edhe retorikat anti-amerikane dhe anti-evropiane, duke akuzuar Perëndimin si dekadent dhe “nazist” për ç’ka po bën në territorin e Ukrainës.
Vladimir Putin nuk është lider paqësor. Ai nuk e dëshiron një miqësi me Amerikën dhe as nuk dëshiron të ulet në tryezë për të arritur marrëveshje për Krimenë. Putini ka tendencë të thotë se SHBA-ja është e rrezikshme dhe e sheh atë si armike të Rusisë. Ai nuk mund të jetë Gorbaçovi, i cili ishte për Rusi normale dhe arriti edhe marrëveshje me Amerikën. Ai shpesh bën edhe lidhjen e pakuptimtë, të asaj që Rusia ka qenë dikur fituese në luftën kundër Gjermanisë naziste të kohës dhe të sotmes.
Të barazosh dy kohë krejt të ndryshme, kur kushtet janë krejt po krejt të ndryshme, nuk është aspak normale. Si pasojë e politikës së Putinit, sidomos në Ukrainë, ku është ndërhyrë me pa të drejtë, pasi nuk ka shkelje të rënda të të drejtave të rusëve në këtë shtet, presidenti rus ka humbur shumë aleatë evropianë. Shtete që dikur kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, i kanë kthyer shpinën Rusisë, sidomos ata shtete që tashmë janë pjesë e BE-së apo politikave të saj. Putin dëshiron një “Rusi të re”, një projekt ky që as nuk shkon për shtat me kohët që jetojmë, kohë të cilat në qendër kanë njeriun dhe të drejtat e tij.
Kur NATO-ja bombardoi Beogradin për shkak të dhunës dhe respresionit agresiv serb, ndërhyrja ishte për arsye humanitare, pasi po vriteshin shqiptarët e pafajshëm nga makineria ushtarake fashiste e Millosheviqit. Pra, ndërhyrja ishte në emër të të drejtave të njeriut, që mos të lejohej më vrasja e njerëzve të pafajshëm në Kosovë. SHBA-ja do të ndërhynte në Kosovë duke shkelur ligjet ndërkombëtare, pasi në Këshillin e Sigurimit nuk u votua pro-ndërhyrjes në Kosovë nga Kina dhe Rusia.
Porse lidhur me Kosovën, sikur çdo gjë të ndodhte në Kosovë, me siguri që Moska dhe Pekini do të vendosnin veton në çdo kohë. Derisa në Kosovë po kryheshin masakra mbi civilë, ndërhyrja ishte e nevojshme. Kjo ndërhyrje nuk do t’i pëlqente Rusisë – kryeministrit rus të kohës, Primakovit. Shumë politologë të zhvillimeve politike globale kanë thënë se Putin, ndërhyrjen në Ukrainë mund ta ketë në formë hakmarrje për Kosovën. Lidhja logjike është se sikundër SHBA-ja shkeli në rastin e Kosovës parimin se çdo vend i KS-së duhet të votojë “pro” që të merren vendime për ndërhyrje ushtarake, atë po bën Rusia sot në shtetin ukrainas. Gjithsesi, një lidhje të tillë e bën vetëm Rusia, por se Kosova dhe Krimea nuk janë raste të njëjta. Kjo, për shkak se në Krime nuk janë shkelur të drejta civilësh, sikundër është bërë në Kosovë.
Vladimir Putin është bërë sot një lider autoritar në vendin e tij, i cili është kthyer në armik të perëndimit, më shumë për shkak të deklaratave të tij kundër Perëndimit. Përveç Marine-Le-Pen, Alexis Tsipras dhe liderë të shteteve ku kanë shumë ndikim partitë ekstreme të majta apo të djathta, vendet që janë tashmë nën ombrellën e BE-së e kundërshtojnë Putinin.
Edhe historia që nën regjimin e Putinit ka shumë shkrimtarë, poetë dhe politikanë që janë dënuar apo vrarë në mënyrë të mistershme dhe se shpesh kanë qenë kundër Putin, flet për atë se zëri kundër presidentit rus në Rusi edhe dënohet. Duket se koncepti i lirisë tek Putin është i mangët, por më së shumti ai kërkon të bëjë realitet projekte ekspansioniste ruse, të cilat mund ti kthehen edhe pas si bumerang.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?