Admiruesit e Slobodan Millosheviçit: Ballkani dhe ballkanasit nuk janë çliruar ende nga rrymat, qoftë edhe të buta fashiste dhe nga kulti i individit në shoqëri. Me gjithë përpjekjet, në gadishullin ku jetojmë janë të pranishme ngjyresa të ideologjisë fashiste dhe bashkë me të edhe adhurohen njerëzit e ngritur në mit, shpesh edhe ata që kauzën politike e kanë patur të padrejtë. Ka jo pak figura politike në Ballkan, që politikat i kanë patur jo të drejta dhe që për fat të keq ende kanë adhurues, më së shumti për atë se kanë patur pushtet dhe se kanë bërë gjithçka me këtë pushtet, duke mos vlerësuar parime që janë thelbësisht njerëzore.
Në vendlindjen e Slobodan Millosheviqit e kanë të vështirë ta besojnë se njeriu nga vendi i tyre, që ka patur fuqi politike për një kohë në ish-Jugosllavi dhe në Serbi, është në fakt një kriminel lufte. Bashkëqytetarë të Millosheviqit, thuajse në të gjithë Serbinë, kanë jo pak simpati për liderin serb. Aq më keq është fakti se rinia serbe e adhuron në masë Sllobodan Millosheviqin.
Sipas një sondazhi të kryer në mars të vitit 2013, vihej re se Millosheviqi ishte ndër liderët më të pëlqyer nga të rinjtë serbë. Vetë të rinjtë serbë, në të shumtën e tyre adhurojnë liderë gati diktatorial si Vladimir Putin apo Muammar Gaddaffi. Në këtë sondazh vihej re gjithashtu prirja e rinisë serbe për të adhuruar prijës ushtarakë, madje edhe ata që kanë kryer krime të tillë si Drazha Mihajlloviqi. Të adhurosh persona vetëm pse ata janë të nacionalitetit tënd, duke mos llogaritur faktin se ç’kanë kryer ata, është e rëndë. Është mbytëse dhe vetëshkatërruese adhurimi i personit nisur nga përkatësia e tij nacionale dhe jo nga veprimet.
Megjithatë, sërish në sondazh, ka dhe anë pozitive. Të rinjtë serbë në masë adhurojnë edhe Zoran Gjingjiq, ish-kryeministrin serb që i bëri oponencë Millosheviqit dhe të vrarë nga bandat që vepronin në Serbi. Gjingjiq rezulton të jetë një nga liderët me parime më demokratike që Serbia ka patur ndonjëherë. Pozitive është edhe vlerësimi i Nikola Tesllës, shkencëtarit të madh serb të elektricitetit. Të tilla figura janë të pastra dhe modele për shoqërinë.
Rasti Haradinaj, nga miti tek racionaliteti: Rasti i Ramush Haradinajt nuk shqyrtohet nga pikëpamja e ndonjë fashizmi të mundshëm, por nga pikëpamja se Haradinaj është konceptuar si një mit i gjallë në shoqërinë kosovare. Publicisti i njohur shqiptar, Fatos Lubonja, në një shkrim botuar në “SudostEuropa” në korrik të vitit 2013-të, tronditi opinionin publik, sidomos atë të Kosovës për shkak se akuzonte në shkrim Haradinajn për kryerje të veprave të rënda penale gjatë kohës së luftës, duke thënë se ish-kryeministri kosovar kishte trembur dëshmitarët në gjyqin kundër tij, ose në rastin më të keq i kishte zhdukur dhe ndaj ishte liruar nga Haga. Ajo që cek Lubonja dhe që deri diku ka të drejtë, janë parimet thelbësisht njerëzore se edhe serbët janë njerëz dhe se nuk mund të kryesh vepra penale kundër tyre, aq më pak kundër civilëve që janë të pambrojtur.
Sidoqoftë ka një Tribunal që gjykon dhe gjykatës ndërkombëtarë, të cilët e shpallën Haradinajn të pafajshëm. Paçka akuzave të Lubonjës, nëse janë apo jo të drejta, pasi lufta është luftë dhe në të assesi nuk mund të kërkohet pastërti e plotë. Ajo çka vërtetë është për tu vlerësuar tek Ramush Haradinaj është sakrifica e tij dhe e familjes së tij për lirinë e Kosovës. Ajo që me siguri ka dashur të thotë Lubonja në shkrim, është se shqiptarët nuk duhet të ngrenë mite të gjalla, të cilët më pas qeverisin si të duan.
Kohët e fundit Haradinaj ka ndryshuar për së miri dhe ndoshta edhe kritikat e kanë bërë atë të reflektojë dhe të ndryshojë. Ai është ulur “me këmbë në tokë”. Në deklarata shpesh bazohet në çështje ligjore dhe në të komunikuar është më racional. Pra, kemi një Haradinaj që nga miti po shkon drejt racionalitetit dhe kjo është një shenjë e mirë.
Serbia jep sinjale për drejtësi: Serbia, më saktë prokuroria e këtij shteti, ajo e cila merret me të dyshuarit për kriminelë lufte, më së fundmi duket se po i merr disa masa për një shtet ligjor. Serbia fashiste e Sllobodan Millosheviqit ka nevojë “të zbardhet” dhe të gjitha krimet shtetërore të këtij vendi të mund të zgjidhen. Shteti serb ka burgosur tetë persona, përgjegjës për masakrën e Srebrenciës, një prej masakrave më të mëdha në Ballkan dhe mos më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore. Shteti serb, gjatë një periudhe të saj, më saktë gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ka qenë fashist dhe është koha që të mund të bëjë katarsisin e vetvetes. Serbia duhet të çlirohet nga fashizmi i së shkuarës, sistem që ngriti vetë ky shtet. Për tu vënë drejtësia, duhet zbardhur jo vetëm Srebrenica, por çdo masakër e kryer në Ballkan, sidomos kundër civilëve.
Në rast se drejtësia nuk vendoset apo ajo vonon (meqë drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar) rrënjët e fashizmit, për fat të keq, do të mbeten gjithandej në Ballkan. Krimi është krim dhe duhet dënuar kushdoqoftë që e kryen atë. Vlerat njerëzore, universale, të drejta, që lidhin njerëzit në veprime të denja jetësore janë e ardhmja e paqtë e një rajoni që ka njohur gjakderdhje, padrejtësi, shtete joligjore dhe shtete totalitare dhunuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?