Deri tani shumë herë kemi shkruar për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe sistemin e drejtësisë, dhe asnjërën nga këto nuk i kemi bërë dhe as funksionojnë si duhet. Por, kësaj radhe do të shkruaj për dy shërbime publike tepër të rëndësishme për popullin tonë. Fjala është për Arsimin dhe edukimin publik e Shëndetësinë publike.
***
Arsimin dhe edukimin publik, e them me përgjegjësi se gjatë këtyre 15-16 viteve jo vetëm që nuk e kemi reformuar, por as e kemi rehabilituar për të filluar një reformim që i duhet zhvillimit të vendit dhe nevojave të tregut të brendshëm e atij të jashtëm. Kush me vëmendje e ka përcjellë arsimin dhe edukimin e të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës, e në mënyrë të veçantë në arsimin e lartë, degradimin dhe kaosin e tij, nuk mund të mos vije në përfundim se këtu jo vetëm ekzekutivi, por e gjithë shoqëria jonë duhet të ndërhyjnë për ta ndryshuar gjendjen urgjentisht.
Ne në vitin e fundit e kemi parë të angazhuar në ketë drejtim vetëm rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, por ai i vetëm nuk mund të bëjë asgjë. Gjëja e parë që duhet të bëhet është adresimi dhe koncentrimi i përgjegjësisë mbikëqyrëse në Ministrinë e Arsimit, se kështu si është shpërndarë përgjegjësia, në agjencione e këshilla aspak profesionalë, nuk është nga e “njeh qeni të zotin”. Hapi i dytë që duhet të bëhet është ndarja e qartë në mes arsimit publik e atij privat në të gjitha segmentet e tija, duke filluar nga përcaktimi i kuadrit arsimor i cili duhet të përcaktohet se ku do të kontribuojë, në arsimin publik apo në atë privat. Kështu, si është tani, ky segment i rëndësishëm shoqëror do t’i shtojë edhe më problemet e shumta që i kemi sot, jo vetëm në cilësi, se kemi mashtrime, deformime e falsifikime të shumta.
Këtyre dite u shfaq skandali i diplomave false në Universitetin e Pejës, por askush nuk i ka bërë një kontroll serioz as Universitetit Publik të Prishtinës. Gjendja nuk premton të jetë më e mirë as në kolegjet private të cilat janë bërë “fabrika” profitabile, cilësinë e të cilëve nuk e kontrollon askush.
Këto kolegje do të duhej t’i mbikëqyrte Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, por derisa, ministrat janë pjesë e arsimit publik e privat, që është edhe një farë konflikti i interesit, gjendja në arsimin dhe edukimin e lartë do të degradohet çdo ditë. Këtë degradim duhet të ndërpritet me masa urgjente nga Qeveria dhe Kuvendi (Komisioni për Arsimin), duke përgatitur infrastrukturën e duhur ligjore e cila duhet të vihet në shërbim të arsimit e të edukimit e jo të grupeve të ndryshme te interesit. Shkurt, nuk duhet lejuar që arsimi i lartë privat të jetë profitabil siç është deri tani. Pastaj, reforma duhet të bëhet edhe në përmbajtjen e lëndëve mësimore. Orari i punës për profesorët duhet të jetë i plotë, së paku 42 orë. Po të respektohej orari prej 42 orëve, profesorët nuk do të mund të bëheshin supermenë, me shumë vende të punës. Është e domosdoshme që profesorët te kujdesen më shumë për përmbajtjen dhe cilësinë e asaj që ata ligjërojnë.
***
Në gjendje më të mirë se arsimi nuk gjendet as shëndetësia publike. Vetëm po të përcillen për çdo natë lajmet e mbrëmjes, pa hyrë më thellë në çështjen e shëndetësisë, e vëren se në çfarë gjendje të rënd është ky segment i rëndësishëm i shëndetit publik. Gjendja në shëndetësi është alarmante dhe si e tillë kërkon ndërhyrje të shpejtë nga Qeveria e sidomos kërkohet një ndryshim urgjent i infrastrukturës ligjore.
Pa një ndryshim të shpejtë te infrastrukturës ligjore, pa një studim serioz profesional dhe pa një prerje cezarike te shëndetësisë publike me atë private, degradimi në shëndetësinë e Kosovës nuk mund të ndërpritet. Njerëzit duhet të përcaktohen se pjesë e cilit segment do të jenë – e atij publik apo atij privat. Ndarja është domosdoshmëri. Kushdo që e pengon ketë ndarje, është duke u kujdesur vetëm e vetëm për xhepin e tij, por jo për interesin e shëndetësisë publike dhe për xhepin e qytetarëve tanë. Mbetja kështu si është jo vetëm që do të ketë degradim të vazhdueshëm, por edhe thellim të mjerimit shëndetësor për njeriun tonë.
Njerëzve që e kanë sjellë shëndetësinë publike në ketë gjendje, si edhe ata që janë tani aty, duhet t’ju pamundësohet që të mbeten në ketë segment publik në Republikën e Kosovës. Këta njerëz kanë treguar se nuk dine gjë tjetër veç shkatërrimit. Për t’u arritur ndryshimi i shpejtë, Ministria e Shëndetësisë duhet të ketë vetëm rolin mbikëqyrës dhe përgjegjësia duhet t’i kalohet QKUK-së dhe një këshilli profesional që merr përgjegjësinë për ta stabilizuar dhe organizuar gjendjen në ketë segment të rëndësishëm shoqëror si i ka hije. Madje, do të duhej të bëhej një hetim për t’i evidencuar shkaktarët e këtij degradimi disavjeçar që i është bërë shëndetësisë dhe përgjegjësitë të viheshin para drejtësisë. Nuk ka asnjë dyshim se te gjitha qeveritë e deritashme, mbase e gjithë politika është kujdesur për tenderomani e jo për shëndetësinë publike!
Unë besoj se Kosova jonë ka kapacitete profesionale mjekësore dhe materiale (financiare) për të pasur një sistem shëndetësor më të dinjitetshëm dhe më human. Por, për ketë duhet një organizim ndryshe i shëndetësisë publike si dhe i asaj private. Ky i deritashmi po flet vet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?