1.
Për të shkruar histori, duhet ditur se kërkohet pasja e një etike të kultivuar e të formësuar humane. Etikë leximi, studimi, potencialisht të shkruari, me një fjalë pasja e një karakteri, personaliteti e integriteti të respektuar. Dhe krejt këto të konsistojnë vite a dekada para se të kesh filluar të shkruash, pra përfshirë edhe kohën kur mbase nuk e ke pasur të definuar se do të merreshe me historinë. Sepse, formësimi etik e kultura e debatit, ngërthejnë kodekse universale paraprijëse dhe që duhen respektuar.
2.
Është në stad të madh e rekomandueshme, gati e urdhërueshme që të jesh profesionist i branshit. Pra, ta kesh fushë studimi historinë, ani pse siç kanë vërtetuar, jo pak raste përjashtuese përvoja nxjerrë edhe historianë të vetëformësuar – autodidaktë. Kjo rrjedh nga fakti se duke qenë se historia lidhet drejtpërsëdrejti (a tërthorazi) me njerëzit, të shkuarën, kujtesën, kjo na bën të gjithëve nga pak ‘historianë’, e megjithatë njerëzit jashtë branshit respektiv, nuk munden e as nuk duhet ta sfidojnë/pengojnë rrugën e profesionistëve.
3.
Duhet ta dish se jeta nuk i ndjek mendimet, por mendimet e ndjekin jetën. Së këndejmi, historiografia ka lindur nga regjistrimi i të përjetuarës, nga regjistrimi i të gjeturës, nga regjistrimi i se transmetueshmes (reale apo jorale dhe orale apo të shkruar), dhe nga dëftimi i vazhdueshëm a i kohëpaskohshëm i kujtesës, por pa e kapur asnjëherë totalitetin e jetës. Historiografia asnjëherë nuk mund ta mbërthejë totalitetin e jetës. Mendja ynë i nënshtrohet jetës dhe jo e anasjellta; totaliteti i jetës nuk kallëpizohet. Asnjëherë jeta e cilitdo kalibër mendimtari që ta marrësh shembull, nuk ka arritur t’i nënshtrohet vetëm dhe vetëm mendimit. Por, natyrisht, e rekomandueshme është të apelojmë në mendimin që kujton e jo që harron (Heidegger).
4.
Të dish që paraprakisht, çka di, sa di dhe si do t’ia dalësh. Pra, çka di e sa di që nga momenti kur e ndjen veten të gatshëm dhe të vendosur të shkruash, dhe si mund ta vazhdosh rrugëtimin tënd të nisur, e ta çosh deri në fund përkundër barrierave që do të hasësh. E, nëse nuk mundesh, të pauzosh ta vazhdosh vetëm kur ke siguri më të madhe, e në rastet kur vëren se nuk e ke gjetur veten, ta lësh.
5.
Ta ngulisësh në kokë se ç’është historia dhe se çka kërkon ti me studimin e saj. Ta dish se para së gjithash historia, ka të bëjë me të shkuarën dhe vetëm me të shkuarën, dhe se kjo ngërthen kurthet e veta. Sepse, sipas rregullit, për sa kohë që fokusi yt si historian a studiues historie lidhet vetëm me të bëmat e njerëzve në të shkuarën, atëherë ti që nga momenti kur vë lapsin në letrën e bardhë, duhet të jesh i vetëdijshëm se je duke shkruar për një trupë milionëshe të vdekurish. Për gërmadha kulturash e civilizimesh. Dhe, e shkuara e të vdekurit janë të pakthyeshëm. E, nisur edhe nga vetë praktika jetësore, duhet të dish se sa emocion ngjallë kjo. Aq më shumë kur janë të kolektivit tënd (etnisë, fesë, qytetërimit tënd etj.). Të vdekurit dhe e shkuara nuk e kanë mundësinë e replikimit e kundrimit me ty, përpos përmes mbetjeve materiale a njerëzore, të transmetueshme. Ndërkaq, në rastet kur t’i merresh me 24-orëshin e shkuar, 100-vjeçarin e fundit, atëherë i bie se ti shkruan pjesërisht edhe për të gjallët, por gjithsesi jo për të tashmen e tyre që rrjedh edhe për kohën sa t’i shkruan. Dhe, nëse e shkuara dhe të vdekurit nuk interlokojnë, të gjallët përkatësisht kundrimi i të kaluarës së tyre, përkundrazi mund të t’i nxjerrin sytë. Pra, duhet të kesh guxim prej të mençuri.
6.
Të kesh shumë lexim dhe konsultim, dhe atë interdisciplinar, nga ato që njihen e konsiderohej si “shkenca ndihmëse të historisë” dhe nga çdo lëmi që interlokon e internalizon me historinë. Të mos mjaftohesh me pak nga to, e aq më pak vetëm me ato që të konvenojnë ty a grupit tënd, por t’i konfrontosh edhe të gjeturat më rivale.
7.
Të dish çfarë po shkruan, pra së këndejmi, çka synon të ofrosh.
Cili është objektivi/synimi në mënyrë që puna jote të ketë kuptim. Sepse, pa një synim – e që në shembullin e një historiografie serioze dhe të respektueshme synimi duhet të jetë qasja e mirëfilltë shkencore – nuk mund të ketë kuptim as puna që bën. Është normale ta kesh pikëvështrimin tënd. “Edhe syri ka hojin (gropën) e vet, dhe nuk mund të shikojë pas saj” (Wittgenstein), por në historiografi s’është normale t’i derdhësh partizanllëqet e tua, emocionet e tua, bindjet e tua fikse. ‘Historiani nuk duhet t’i ngjajë gjykatësit, por hetuesit policor” (Isiah Berlin). Është po ashtu normale që puna jote shkencore, sado puriste, të mos jetë asnjëherë përfundimisht neutrale, por maksimalizimi i neutralitetit është kusht i patejkalueshëm. Dhe as s’duhet të presësh që fjala jote të jetë fjala e fundit mbi çështjet. Një pritje e tillë është stadi i parë i ideologjizimit.
8.
Ta dish se historiografia, përkatësisht transmetimi i të dhënave, është e kushtëzuar nga nduarduershmëria, e në modernitet, fundamentalisht e lidhur me mekanizmat dhe strukturat shtetërore, respektivisht me institucionet që ngrit lindja e një shteti. E, ku është shteti është pushteti, është koncentrimi politik (Fuko), janë instrumentet ideologjike shtetërore, është ideologjia (Althsuer). Kjo vështirëson shumë gjëra, sepse rrugëtimi i lindjes së një shteti nuk njeh racionalitet dhe në shumë pak raste është jomilitar. Rrugëtimi i lindjes së shtetit është irracional dhe nuk ndodhë që gjatë rrugëtimit të mos ketë njohur, të mos jetë familjar me ndonjë formë lufte. E, kjo e detyron shtetin ta vetëkuptimësojë, ta vetërealizojë e vetëracionalizojë ekzistencën e vet, përmes historisë zyrtare që internalizon me politikën, ideologjinë e pushtetin. Sepse nëse shtetet ngriten nga luftërat e ushtarët, kjo kërkon çëmtim të mëtejmë: si lindi lufta si përvojë njerëzore? Një përgjigje në këtë pyetje thotë se lindi si martesë e përlarjes, si formë primitive njerëzore me filozofinë dhe disiplinën. Krejt kjo e inkarnuar në shtet, s’do mend se shtetit i jep natyrën e një ringu të sporteve luftarake ku pjesëmarrësi në ring (lexo burokracia shtetërore) merr kuptim, e vetëkuptimëson veten, vetëm duke mos humbur. Prandaj, edhe sfida më e madhe për historianin është shteti i tij, vendi i tij, kombi i tij, respektivisht konturat, kornizat, kufijtë që këto entitete i vënë kuptimit sa me të drejtë të historisë.
9.
Përkundër kësaj, duhet të dish se historia nuk është vetëm histori shtetesh a marrëdhënie shtetesh, e aq më pak histori kombesh, jakobenizmash kombëtaristë, apo vetëm përplasjesh territoriale. Madje, në momentin kur ti vëren se mëshuarja konsistente vazhdimisht bëhet mbi historinë e popullit tënd, përkatësisht kur kjo fillon të ta dominojë rutinën e përditshmërinë, fillo lirisht e dysho, përse po ndodhë kjo gjë kaq shumë? Përse histori kombëtare, e jo botërore? Duhesh ta dish se jo vetëm që historia nuk mund të kombëtarizohet, por që as nuk ka vetëm një histori të vetme. Se ka histori sociale, histori ekonomike, histori të familjes, histori të artit, histori të letërsisë, histori të muzikës, histori të mjekësisë, histori të sëmundjeve, histori të epidemeve, histori të ushqimeve…
10.
Ta dish nga vetë prakticiteti i jetës, se ku do të përfundonte njerëzimi, po të ishte botë jeta, vetëm histori luftërash, krimesh a shtypjesh.
11.
Kur tashmë ke një bagazh të transmetimeve, përjetimeve e regjistrimeve, respektivisht konsideron se ke marrë atë që ke marrë nga historia e jetës përkatësisht nga bagazhi shkencor, të fillosh ta bartësh barrën e shqetësimit intelektual se çfarë historiografie po i lë pas fëmijës tënd, nxënësit tënd, lexuesit tënd. E nëse pruarjet e reja shkencore, sfidojnë apo edhe shkallmojnë atë që ti ke besuar e vehikuluar me vite, intelektualiteti i përnjëmendtë do ta kërkonte që për hir të së tashmes e së ardhmes së tyre, të heqësh dorë nga të pavërtetat që ua ke transmetuar, me apo pavetëdije.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?