LAJMI I FUNDIT:

Kryeministër, përqendrohu në qeverisjen e vendit

Kryeministër, përqendrohu në qeverisjen e vendit

Ditë më parë, Nisma për Kosovën i tregoi opinionit të gjerë se Qeveria e Kosovës së varfër, ka kabinetin më të madh qeveritar në Evropë, se po përgatitet të ketë një numër enormë te zv.ministrave, numër që nuk e gjënë në asnjë kabinet tjetër qeveritar ne boten demokratike?! Se nga kjo përbërje e Kabinetin qeveritar do te shpenzohen shuma të mëdha të parasë publike. Është e qartë, shteti ynë nuk e ka luksin të shpenzojë shuma të mëdha të parasë publike për salltanetet e qeveritarëve të shumtë e të panevojshëm. Situata ekonomike dhe politike në vend, e sidomos ikjet e qytetarëve për një jetë më të sigurt e të dinjitetshme, është duke trokitur fuqishëm në ndërgjegjen e çdo qeveritare (te koalicionit të madh qeverisës), për një qeverisje ekonomike në shërbim të qytetarëve, në mënyrë që atyre tu kthehet shpresa dhe besimi i humbur me të drejtë, tek njerëzit që po qeverisin me Kosovën.

Është në obligimin e këtij koalicioni qeverisës që një herë e mirë t’i depolitizojë të gjithë shërbimet publike (arsimin, shëndetësinë e policinë) dhe administratën shtetërore nga politizimi i skajshëm, pasi Kosova dhe buxheti i saj është i te gjithë qytetarëve të Kosovës e jo vetëm i fanatikëve te partive politike te koalicionit (shpeshherë pa përgatitjen e duhur intelektuale e profesionale). Kështu ky koalicion qeverisës duhet ta ndërpres çdo formë të shantazhit, kërcënimit dhe joshjes se njerëzve të opozitës për vende te punës (zv.ministra e diplomaci). Ata duhet ta ndërprenë çdo formë te pazareve për blerjen e njerëzve te opozitës me parat publike! Me këto veprime, ju edhe mund ta zgjidhni problemin e ndonjë profiteri apo edhe hallin e ndonjë individi, por kurrë jo problemet që jeni te thirrur t’i zgjidhni, pasi ato janë tepër komplekse për rezonin tuaj politik, intelektual, atdhetar e profesional.

Qeveritarët e koalicionit qeverisës, gjithë angazhimin e tyre politik, gjithë angazhimet e parasë publike, gjithë përgjegjësitë e tyre profesionale, intelektuale e politike duhet t’i orientojnë në krijimin e kushteve, për ndaljen e trendit te ikjes se qytetarëve nga Kosova. Kjo është çështja kryesore sot! Ky është obligimi i tyre kushtetues, ligjor e përfaqësues.


Natyrisht që ky trend nuk ndalet pa politika të qarta programore e zhvillimore, te cilat po i mungojnë Kosovës që 15 vjet. Ne këto politika duhet të përqendrohet kryeministri dhe vartësit e tij te koalicionit, e jo në pazaret e cekura politike (pazare xhambazësh), pasi ato pazare mund vetëm ta zgjasin agonin e keq qeverisjes në Kosovë (për çka si duket është formuar ky koalicion), por nuk zgjidhin asnjë problem evident i qytetarëve tanë.

Ju, krerët e institucioneve te Kosovës, si dhe vartësit e juaj, duhet ta ushtroni e edukoni mënyrën e komunikimit me qytetarët, pasi ju keni obligime për kualitetin e jetës së tyre. Ata e kanë edhe të drejtën që të janë edhe “shigjetarë të lirë”! Juve u mungon ky komoditet!

Në trend

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Kroacia
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Kalo në kategori