LAJMI I FUNDIT:

Faleminderit Kosovë!

Faleminderit Kosovë!

Po e nis këtë shkrim me një shprehje të famshme: “Njeri i madh është ai që pushton pa gjakderdhje”. Dikur, Serbia nuk ishte kaq e keqe sa është sot. Ajo ka qenë shumë më e mirë. Ne serbët i dashuronim sportet kur ishim në vegjël dhe të rinj. I dashuronim edhe sportistët nga e gjithë bota. Ne e adhuronim gjimnastin slloven Miroslav Cerarin; dashuronim Matias Ljubekën dhe Mirka Nisoviqin në garat me kajak, si edhe çmendeshim pas ekipit të hendbollit të Zagrebit. Kemi kënduar dhe qarë së bashku kur Jugosllavia fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Romës 1960 me Bora Kostiqin, Soskiqin, Vidiniqin, Durkoviqin, Jusufin etj. Ka qenë vite kur ne e adhuronim sportin dhe idhujt tanë ishin, sllovenë, kroatë, boshnjakë, malazezë, maqedonas, kosovarë, vojvodinas dhe serbë.

Jugosllavia ishte shumë e zonja në sporte dhe në ishim të bashkuar. Ishim të fortë në basketboll, hendboll, futboll, volejboll dhe vaterpolo. Të gjitha ekipet e Jugosllavisë luanin sikur të ishin një trup dhe gëzonin po të bashkuar si një trup. Ato ishin kohët e dashurisë dhe sportit për serbët. Më pas erdhën ata që kishin lindur për të vrarë, përçarë, gjakosur dhe syrgjynosur. Këta sollën me vete një urrejtje që ne nuk e kishim njohur më parë. Pavarësisht gjithçkaje, mund të them me siguri se gjenerata së cilës i përkas unë, ajo e vitit 1949, janë krenarë dhe mirënjohës ndaj sportistëve kosovarë, sllovenë, kroatë, maqedonas, malazezë, boshnjakë dhe vojvodinas. Dhe sot, kur Kosova tashmë është pranuar si anëtare me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, brezi im i uron me suksese me përzemërsi dhe dashuri asaj dhe të gjithë atletëve kosovarë në të gjitha disiplinat.

Ne u jemi mirënjohës atyre, që nëpërmjet sportit na kanë falur dashuri dhe gëzim. Kosovarët kanë nxjerrë mjeshtra në sporte, këtu përmend Rexhep Rexhepovskin, Azis Salihun, Mehmet Bogujevcin, Lah Nimanin, Nusret Rexhepin dhe shumë të tjerë. Sot, serbët duhet të kuptojnë se e shkuara nuk mund të kthehet më pas. Ajo që na përfaqëson neve sot, është ajo çka jemi. Dhe duke u përpjekur të kthejmë të shkuarën pas, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse tregohemi të vegjël. Jugosllavia nuk kthehet më! Tani, e ardhmja jonë e përbashkët dhe ajo dashuri që kemi përjetuar në kohën e saj mund ta risjellim në jetë vetëm përmes pajtimit dhe integrimit të përbashkët në BE.


Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori