LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët mos ta humbin shpresën

Qytetarët mos ta humbin shpresën

Këtë vit po e mbyllim me qeveri të re, por me shpresë të venitur për sa i përket realizimit të premtimeve të qershorit elektoral. Mjafton të shohësh buxhetin për vitin 2015 dhe nuk duhet të jesh ekspert ekonomie për të kuptuar se zhvillimi i premtuar duket gjithnjë e më i largët. Dikush mund t’i ketë harruar, por arsyeja pse qytetarët ua dhanë votën partive të përfaqësuara në Kuvend është pikërisht besimi te programet e tyre. Sidomos, fokusimi te ekonomia nxiti edhe një garë mes partive, se cila do të kishte ofertën më të besueshme, më joshëse, pse jo edhe më mashtruese për qytetarët e lodhur nga varfëria dhe papunësia.

Të gjithë premtuan fonde qindra milionëshe, mijëra vende të reja pune, ambient më të mirë për biznesin, konkurrencë të ndershme, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit, rritje të mirëqenies. Dikush premtoi rritje pagash 25 për qind, tjetri u zotua se do të na e bëjë pagën mesatare 1 mijë euro, e kështu me radhë, politikanët, siç ndodh rëndom në fushata elektorale, e shfrenuan fantazinë, duke ushqyer kështu pritje gati ëndërrimtare, për shoqërinë e rraskapitur nga pushtetarët zhvatës e të papërmirësueshëm.

Fatkeqësisht, ndonëse sipërmarrja private u përdor, si pretekst, për të bërë fushatë, me krijimin e qeverisë së re, është krijuar përshtypja se sektori biznesor po mbetet në harresë. Pas ngërçit gjashtëmujor, qeveria me nxitim dërgon projektbuxhetin në Kuvend, ku natyrisht s’ka si të ketë rritje pagash, me parametra financiarë që nuk sigurojnë as mbulimin e shpenzimeve. Dhe, nuk ka si të jetë ndryshe, kur ekonomia është tkurrur dhe mund të bjerë sivjet poshtë 3 përqindëshit, investimet kanë rënë dukshëm, papunësia dhe varfëria janë thelluar. Sidoqoftë, pasojat sociale mund t’i shohim që në fillim të vitit të ardhshëm, nëse programi qeveritar, që është paralajmëruar në janarin e 2015-tës, nuk do t’i qetësojë sadopak shtresat sociale. Por, pak gjasa ka që qeveria të na befasojë me ndonjë gjetje ekonomike, sepse parametrat financiarë, të projektuar nga ekzekutivi i kaluar dhe të miratuara me shpejtësi nga qeveria aktuale, garantojnë funksionimin e shtetit, por jo edhe zhvillimin e pritur. Tani jemi para aktit të kryer. Premtuesit e mëdhenj e kanë futur kokën si struci në zall e nuk brengosen fare për mashtrimin e madh.


Jo pak qytetarë besuan se kësaj here do të ishte ndryshe, por realiteti ishte i pamëshirshëm. U dëshmua e kundërta. Tani, brenga kryesore e bashkadministruesve "elefantë" të Kosovës është rehatimi i partiakëve në postet qeveritare, të cilat vetëm shumëfishohen. Nuk ka në Evropë një qeveri me kaq shumë poste, agjenci, borde. Me rëndësi është që të ketë sa më pak të pakënaqur dhe të gjithë të shpërblehen për mundimin, durimin, dëgjueshmërinë, servilizmin, besa edhe investimin financiar.

Por, a mund të ketë rrugëdalje nga ky qorrsokak, ku politika e vjetër sërish e zhyti shtetin tonë? Besoj shumë se e ardhmja jonë është në masë të madhe e përcaktuar nga vullneti qytetar për ndryshime pozitive, reforma rrënjësore dhe mentalitet puro të ri politik. Ne duhet ta shfrytëzojmë mundësinë që na jep sistemi demokratik, për të bërë kritika në mënyrë konstruktive, gjithnjë duke propozuar edhe zgjidhjet respektive. Nuk mund ta shohim Kosovën bardh ose zi, por ashtu siç është në realitetin e zymtë që po e përjetojmë, pa harruar mundësitë e mira që na jep vendi ynë, resurset e shumta, rininë. Duhet ta ngremë zërin, mbi interesat meskine të ndonjë lideri, partie apo grupi të dyshimtë interesi, nëse duam të jemi në shërbim të qytetarëve.

Këtë mund ta bëjmë duke hapur debat konstruktiv dhe nxitur zgjidhje të dobishme për qytetarët, për secilin shqetësim që brengos popullin tonë. Ngase, për sa kohë që mungon ballafaqimi me qytetarët dhe llogaridhënia e pushtetit, logjika e të mashtruarit nuk do të ndalet. Pavarësisht konfiguracionit qeveritar, që nuk lë shumë hapësirë për shpresë, duhet të shtohet presioni parlamentar, medial, i shoqërisë civile, që institucionet të vihen në shërbim të qytetarit, sepse janë taksapaguesit ata që i mbajnë, që ua garantojnë rrogat e mëdha dhe privilegjet e tjera. Pushteti, më në fund, duhet të kuptohet si përgjegjësi, jo si luks, si detyrë, e jo si mundësi shpërdorimi, siç kanë bërë dhjetëra pushtetarë gjatë këtyre viteve.

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori