LAJMI I FUNDIT:

Pikëpamjet e Qeverisë së SHBA-ve për Kosovën

Pikëpamjet e Qeverisë së SHBA-ve për Kosovën

Koment i Zërit të Amerikës ku pasqyrohen pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara:

Më 9 dhjetor, Kuvendi i ri i Kosovës votoi për një koalicion të ri qeverisës, duke i dhënë fund periudhës së gjatë të formimit të qeverisë që nga zgjedhjet e qershorit.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, përmes një deklarate, e uroi Kosovën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, kalimi i parë demokratik i autoritetit politik që nga pavarësia, i cili rezultoi nga zgjedhje të lira dhe të drejta në të gjithë territorin e Kosovës.


Kjo qeveri koalicioni, dhe procesi që çoi në formimin e saj në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, tregoi forcën dhe vitalitetin e institucioneve demokratike e politike të vendit.

Sekretari Kerry përgëzoi Presidenten Jahjaga për rolin e saj të palëkundur udhëheqës për të garantuar se kalimi i pushtetit do të bëhej në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Zoti Kerry uroi gjithashtu Kryeministrin Isa Mustafa dhe kabinetin e tij të ri dhe premtoi mbështetje, ndërkohë që ata ndodhen përpara sfidave të shumta me të cilat përballen Kosova dhe rajoni.

Këto sfida përfshijnë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe angazhimin e Kosovës në krijimin e një Gjykate të Posaçme për të trajtuar akuzat e hetuara nga një ekip hulumtues.

Sekretari Kerry theksoi gjithashtu rëndësinë që qeveria e re të punojë në mënyrë gjithëpërfshirëse për të mbështetur të gjitha komunitetet e Kosovës, dhe për ta trajtuar seriozisht çështjen e korrupsionit.

“Ne presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me Kosovën rreth një axhende të përbashkët që çon përpara zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës dhe integrimin e saj euro-atlantik”.

Tani që në Prishtinë ka një qeveri të re, Shtetet e Bashkuara mezi presin të shohin përpjekje të përtërira të nivelit të lartë në drejtim të zbatimit të plotë të marrëveshjes së prillit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ruajtja e momentit në Dialogun Beograd-Prishtinë është pjesë e pandarë e punës për ndërtimin e demokracisë gjithëpërfshirëse dhe shumetnike në Kosovë, për përmirësimin e mirëqenies së popullit të saj, dhe për përparimin si të Kosovës edhe të Serbisë në rrugët e tyre përkatëse drejt integrimit evropian, dhe për një rajon të qëndrueshëm, të qetë e të begatë.

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori