LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e “re” e Kosovës

Qeveria e “re” e Kosovës

Ndoshta e rëndësishme është që më në fund Republika e jonë u bë me qeveri të “re”?! Sigurisht që kjo do të shihet shpejtë. Por, nuk mund edhe mos të them se për cilindo njeri që e dinë se çka është përgjegjësia, është goxha guxim i madh të udhëheqës një Kabinet qeveritar sa kundërthënës e po aq gjigantë. Dikush mund të thotë se ky ishte vullneti i qytetarëve te Kosovës?

Konsideroj që vullneti i shumicës qytetare, ndonëse i parcializuar ishte për ndryshimin e qeverisjes, ndërsa përbërja e këtij Kabineti nuk afron asnjë ndryshim, përkundrazi mund të ketë përkeqësim në fushat kryesore të jetës. Shumica e këtyre njerëzve, nuk mund të thuhet se janë me duar të pastra e pa dyshime të bazuara. Nëse veç thuhet se ky ishte vullneti i qytetarëve, atëherë shumica qytetare (në krahasim me subjektet e tjera) e kishte votuar PDK-në (pasi ajo ka më se shumti deputet në Kuvend)! Koha do të flet shumë se çfarë “ndryshimi” është bërë, por edhe koha e njerëzve po ecën.

Për Kosovën si vend i nëntë në ranglistën për nga varfëria në Botë, Kabineti qeveritar i përbërë nga Kryeministri + 21 ministra është luks tepër i madh. Ky kabinet i stërmadhuar e ka të vështirë, madje tepër vështirë që të jetë Kabinet i ndryshimit, gjasat më të mëdha janë, që të jetë Kabinet i përkeqësimit të gjendjes në shumë fusha të jetës. Një Kabinet të tillë qeveritar edhe pse u mbështet nga një zyrtar i lartë gjerman, nuk e ka as Kabineti qeveritar i Kancelarës Merkel.


Kabineti i zotit Mustafa do të ketë më shumë ministri se Kabineti i zotit Thaçit 2. Ky kabinet do t’i ketë më se paku 42 zev. Ministra dhe tre zev. Kryeministra. Ma gjeni një Kabinet të tillë qeveritar në vendet e BE-së. Ndoshta më e çuditshmja e këtij Kabineti është, Ministri i Jashtëm i kësaj qeverie, i cili ka pranuar të jetë vartës i Isa Mustafës, të cilin jo pak herë e cilësonte si Ministër i Rrahman Morinës”?! Ku dhe si ndodhi ndryshimi tani?

Pse e thash ketë? E thash ketë se gjatë gjithë fushatës e pas fushatës, Hashim Thaçi, vartësi i zotit Mustafa tani, në mënyrën më të organizuar, me ndihmën e një armatë yrishnikesh, na ka akuzuar se vota për Nismën është votë për Ministrin e Rahman Morinës dhe epitete të tjera të ngjashme, të cilat qytetarët i dinë mirë. Disa sejmen të tij, tani e kanë përgjigjen e gatshme, “Nisma e ka fajin”, duke harruar se shefi i tyre jo më larg se dje, me gojën e tij në faltoren e Kuvendit të Kosovës, deklaroi se: “LDK e Isa Mustafës ishte zgjedhja e tij personale”, pasi me Isen i bashkon programi dhe gjithçka tjetër, se te tjerët i paskëshin vardisur, por ata paskan qenë të majtë dhe me ata të majtët, dje e paska bërë luftën, por që tani si duhen më. Madje ai luftën çlirimtare e përmend sa herë i duhet për t’i marrë të mirat e shumta siç edhe i mori deri me tani, ndërsa, kur kërkohet diçka tjetër, ai ka qenë larg, madje tepër “larg fronteve të luftës”. Ndoshta është e saktë kjo që e thotë, por pse nuk e thotë në vazhdimësi?

Sido që të jetë, Thaçi si vartës i Mustafës, duhet tu tregoj zgjedhësve të PDK-së, pse ia dha Kryeministrin LDK-së tani. Rendi është te përgjigjet, pas një serë gabimesh! Duhet tua thotë zgjedhësve të partisë se tij, pse kur ishte edhe humbës i zgjedhjeve e kishte shokë e arrinte postin e Kryeministrit, e tani edhe pse fitues i zgjedhjeve, por pa shokë e humbi pozitën kryesorë të shtetit – Kryeministrin? Pse në Kabinetin e ri, nuk ka asnjë bashkëluftëtar te tij? Ai duhet tua thotë një gjë edhe votuesve të Drenicës: A thua ata duhet të punojnë e rrogëtarojnë vetëm për pozitat e tij dhe te servilëve të tij? E njëjta pyetje vlen edhe për gjithë anëtarësinë e PDK-së. E veçova Drenicën se mashtrimin e madh ai ua ka bërë drenicasve, duke me akuzuar paturpësisht mua para tyre.

Ka ardhur koha që gjërat të shihen pa syza nga secili qytetarë i yni, në mënyrë që mashtrimi mos të përsëritët më! Për këta njerëz koha ka treguar se nuk dinë të qeverisin!

Në trend

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori