Emocioni përballë arsyes
Në ditët e fundit të gushtit, Këshilli i Sigurimit i OKB-së shqyrtoi raportin periodik për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun. Zhvillimet e kësaj seance u transmetuan drejtpërdrejt dhe mendoj se u ndoqën nga shumica e bashkëkombësve tanë.
Kur u parashtrua raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për situatën në Kosovë dhe kur pritej që Thaçi dhe Daçiqi, dy kryeministrat “në konflikt shtetëror”, do t’ia “shtrëngonim duart njëri-tjetrit”, ata u shfaqën në mënyrë deklarative të papajtueshëm: Daçiq, duke kërkuar mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës për arsye të cilësimit të saj një akt të njëanshëm, kurse Thaçi duke kërkuar marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe duke u shprehur qartazi dhe prerë se statusi i Kosovës është zgjidhur njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt të 2008-s.
Kanë kaluar më se dy javë nga kjo ngjarje, që u përcoll ndjeshëm dhe në mënyrë diverse nga politika, mediat dhe qëndrimi emocional i opinionit. Opozita parlamentare në Kosovë, sidomos përfaqësues të Vetëvendosjes, e “mallkuan” qëndrimin dhe ballafaqimin politik të Thaçit ndaj Daçiqit, sepse kryeministri ynë nuk e denoncoi kryeministrin e Serbisë në Këshillin e Sigurimit si njeriun më të afërt e pasues të drejtpërdrejtë të Millosheviqit. Përfaqësues të tjerë opozitarë e “kritikuan” Thaçin për “butësi”, sikurse u shfaq edhe vlerësimi i kundërt se ishte “i ashpër” me Daçiqin.
Natyrshëm, në vlerësimet për ngjarje të sapondodhura, ndërthuret paragjykimi me gjykimin, emocioni me arsyen. Distanca kohore që i zbeh emocionet e përjetimit momental të ngjarjes rikthen në vëmendje arsyen, që mundëson riprodhimin e tablosë së plotë të zhvillimit të ngjarjes dhe gjykimin e “ftohtë” mbi të.
Reflektimi që po përpiqem ta parashtroj, synon ta shmangë reagimin tim momental për këtë ngjarje, me qëllim për ta analizuar sa më me objektivitet zhvillimin e saj. Në këtë hulli arsyetimi dhe, qofsha i gabuar në përfundimet, konstatoj se diskutimi politik dhe mediatik është fokusuar në ballafaqimin mes Thaçit dhe Daçqit. Përballja mes tyre është zhveshur dhe është anashkaluar nga përmbajtja e raportit të Ban Ki Munit dhe diskutimet e bëra nga anëtarët potentë të Këshillit të Sigurimit rreth këtij raporti.
Në përballje me këtë përfundim, që besoj se nuk është kurrsesi dashakeqës dhe ndikues në garën mes forcave politike, mendoj se bëhet kryesisht për t’i fituar votat e elektoratit. Për të përligjur këtë përfundim, do të sugjeroja të mos harrojmë se: Për në Këshillin e Sigurimit, Republika e Kosovës u thirr dhe u ballafaqua si e barabartë me Republikën e Serbisë. Për raportin mes këtyre dy shteteve ballkanase diskutuan dhe u pozicionuan, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në KS, të pesë anëtarët e përhershëm të KS së OKB-së, por edhe përfaqësues të anëtarëve të përkohshëm, që u deklaruan me shumicë në mbështetje të Kosovës shtet.
Rifillimi i bisedimeve, edhe politike mes Kosovës dhe Serbisë, është në prag të nisjes. Rrethanat aktuale janë në favorin tonë, por dëshiroj që këtë ta kuptoj dhe mbështetës opinioni kosovar dhe në funksion dhe rrjedhë të këtij pozicionimi, do të uroja t’i bashkoheshin kësaj nisme të gjitha partitë në Kosovë.
Kam lexuar dhe kam dëgjuar së fundmi se sipas një sondazhi të bërë, vetëm 20 për qind e qytetarëve shqiptarë të Republikës së Kosovës janë për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi. Nuk mund ta kundërshtoj të “vërtetën” e këtij sondazhi, por kam bindjen se Kosova, gjithë qytetarët e saj, qofshin shqiptarë, serbë, turq, romë, egjiptianë, duan paqe. Ambicia serbe, që për t’u realizuar e ka të pashmangshme luftën, i trembë. Të gjithë e kanë kuptuar, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe në Evropë dhe OKB, se serbët, viktima të nacionalizmit dhe politikës, janë të gatshëm të “sakrifikohen” për hatër të “emocionit” nacionalist. Por, më së fundmi, edhe ky emocion i tyre, që kam përshtypjen se është më i rrënjosur, më i fuqishëm dhe më i organizuar sesa në Kosovë, u ndesh me thirrjen realiste e deklarative të kryeministrit Daçiq për të hequr dorë nga “lufta” për fusnotën e Kosovës.
Është ende shpejt për ta parashikuar rezultatin e ballafaqimit mes emocionit dhe arsyes në bisedimet e pritshme Prishtinë – Beograd. Por, më sa duket, deri tash, si rrjedhojë e evoluimit demokratik të faktorit politik në të dy shtetet dhe të ndikimit e “presionit” të perëndimit demokratik mbi palët në konflikt, me bisedimet e ardhshme teknike e politike mes Kosovës dhe Serbisë, ka më shumë gjasa të sundojë dhe determinojë arsyeja mbi emocionin. Dëshiroj që ky përfundim të dalë i saktë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë