LAJMI I FUNDIT:

Hoxha përjashtohet nga kryesia e PDSH-së

Hoxha përjashtohet nga kryesia e PDSH-së

Nënkryetarja dhe anëtarja e kryesisë së lartë të PDSH-së, Mirushe Hoxha, është përjashtuar nga radhët e kryesisë së partisë.

Lajmi është konfirmuar nga përfaqësues të lartë të kësaj partie, të cilët për agjencinë e lajmeve INA kanë thënë se Mirushe Hoxha, ish-kandidatja për presidente nga radhët e PDSH-së dhe ligjëruese universitare para tre javëve është përjashtuar nga kryesia partiake.

“Shkarkimi i saj është zyrtar dhe se për arsyet të pyesni lidershipin e kësaj partie”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA një përfaqësues i lartë i PDSH-së.

Gjatë ndryshimeve më të fundit të organeve partiake Mirushe Hoxha ishte shkakrkuar nga detyra e nënkryetares dhe ishte përfshirë vetëm në kryesinë e ngushtë partiake, ndërsa me vendimin e fundit, të kumtuar nga lideri Menduh Thaçi, ajo përfundimisht është larguar nga organet e larta partiake.


Mirushe Hoxha lidhur me këtë vendim një javë më parë e pyetur nga INA nuk ka dashur të komentojë lidhur me largimin e saj. Një kohë më parë nga strukturat më të larta partiake u përjashtuan dhe u larguan ish-sekretari i përgjithshëm prof.dr. Metin Izeti dhe ish-nënkryetari Valon Bela. /Telegrafi/