LAJMI I FUNDIT:

Avokati pretendon se prokurorja Badivuku e dërgoi aktakuzën pas arrestimit

Avokati pretendon se prokurorja Badivuku e dërgoi aktakuzën pas arrestimit

Vrasja e Jeton Ferizit që ndodhi më 26 janar të 2015 në stacionin e autobusëve në Skenderaj, u bë mollë sherri mes avokatit Haxhi Millaku dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Avokati Millaku që në këtë proces mbron të akuzuarin për vrasje në tentativë Arsim Ferizin po e kërkon hedhjen poshtë të kësaj aktakuze për arsye të datës që ajo mban.

Aktakuzën e ka hartuar prokurorja tashmë e paraburgosur Vahide Badivuku, ndërsa kjo aktakuzë mban datën 24 gusht.

Badivuku u arrestua më 23 gusht nën dyshimet për marrje të mitës.


“Aktakuzën ndaj këtyre të pandehurve e ka përpiluar prokurorja tashmë e paraburgosur Vahide Badivuku. Kjo aktakuzë nuk i përmban të gjitha elementet ligjore, që do të duhej t’i përmbante një aktakuzë, pasi që gjykata e ka pranuar këtë aktakuzë një ditë pasi që është arrestuar prokurorja Badivuku,” thotë avokati Millaku.

Seanca fillestare e 28 shtatorit kundër tre personave që akuzohen për vrasje, vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, u përcoll me akuza e kundërakuza mes avokatit Millaku dhe kryeprokurorit Shyqyri Syla.

Kryeprokurori Syla jep një tjetër version nga MIllaku në lidhje me aktakuzën e përpiluar nga prokurorja Badivuku.

“Badivuku e ka dorëzuar lëndën më 21 gusht që ka qenë ditë e premte, po mas orarit të punës dhe është arrestuar të dielën më 23 gusht, ndërsa aktakuza përmban datën e ditës së hënë të 24 gushtit,” thotë Syla.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë Ali Kutllovci e konsideron të mbyllur punën e kësaj aktakuze, ndërsa gjykimi sipas tij do të vazhdojë.

“Çështja e kësaj aktakuze është diskutuar edhe në seancën e shqyrtimit kryesor. Kryeprokurori i Mitrovicës ka vendosur të qëndrojë në atë aktakuzë dhe si e tillë gjithçka është e mbyllur,“shpjegon Kutllovci.

Më 26 janar të këtij viti, pas një konflikti mes transportuesve të udhëtarëve në Skenderaj, qe vrarë Jeton Ferizi, ndërsa ishte plagosur Muhamet Ahmeti që tash akuzohet për vrasje të rëndë.

Sipas aktakuzës, konflikti i atëhershëm mes Ahmetit e Ferizit kishte nisur si zënkë në lidhje me çështjen e nisjeve të linjave të transportit të dy kompanive për t’u përshkallëzuar me të shtëna armësh që shkaktuan vdekje dhe plagosje. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori