LAJMI I FUNDIT:

96 raste të reja dhe 2 vdekje nga COVID-19 në Shqipëri

96 raste të reja dhe 2 vdekje nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar do betejën me COVID-19 dy qytetare.

Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk kanë mundur të mbijetojnë.


Gjatë kësaj periudhe janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2,062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri aktualisht janë 1,508 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. /Telegrafi/