Në Spitalin e Pejës është duke vazhduar trajtimi i pacientëve të prekur nga coronavirusi.

Sipas të dhënave nga ky spital, aktualisht në trajtim janë 93 pacientë me COVID-19.

Prej tyre, 67 pacientë me COVID-19 janë në Oksigjenoterapi, 3 pacientë në CPAP dhe 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 9 pacientë nga virusi COVID-19./Telegrafi/